Rrjeti i njohur televiziv MTV ka dhënë dritën jeshile për një “Reality Show” lidhur me të rinjtë e ditëve të sotme. Në këtë “Reality Show” do të pasqyrohet jeta personave nga mosha 18-25 vjeç, dhe më së shumti do të tregohet jeta e tyre seksuale, si dhe e virgjëreshave të cilat mendojnë për të kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë.

Çdo episod do të përfshijë bisedimet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve lidhur me seksin.

Episodet do të jenë rreth 1 orë. Synimi i këtij “Reality Show” është një lloj fushate për të ndihmuar të rinjtë të marrin vendime më të mira dhe më të kujdesshme lidhur me shëndetin dhe jetën e tyre seksuale.

Kjo nuk është hera që MTV realizon dokumentare të tillë. Në vitin 2007 kishte transmetuar seriale lidhur me jetën e çifteve të reja, të cilët kishin hasur probleme lidhur në rrugën e tyre të jetës.  

(v.gj/shqiptarja.com)