MTV Music Awards një spektakël i 
jashtëzakonshëm, triumfon Beyonce
 

MTV Music Awards një spektakël i <br />jashtëzakonshëm, triumfon Beyonce<br /> 
MTV Awards nuk mund të ishte ndryshe veçse një spektakël i vërtetë për t'u mbajtur mend gjatë.

Nga Rihanna e deri tek Beyonce, skena e Madison Square Garden në New York dhuroi një show prej 3 orësh, të pushtuar nga muzika, koreografitë, humori, fjalimet e artistëve dhe sigurisht çmimet. 

Këngëtarja Rihanna ishte ajo që hapi dhe mbylli ceremoninë me një kolazh të këngëve të saj. Por mbretëresha e mbrëmjes ishte Beyonce e nominuar në 8 kategori dhe triumfuese e 7 çmimeve përfshirë edhe çmimin video me e mirë e vitit.

Për 16 minuta këngëtarja ofroi nje show të vërtetë duke performuar disa nga këngët e albumit më të fundit ''Lemonade''.

Sa i përket çmimeve të tjera video më e mirë në kategorinë Best Male Video shkoi për Calvin Harris me këngën “This is what you came for”.

Fifth Harmony me këngën “Work From Home’' fitoi çmimin bashkëpunimi më i mirë.

Best Hip Hop Video u fitua nga Drake ndërsa çmimi prestigjoz ''Michael Jackson Vanguard'' shkoi për Rihannën.

Gjatë dhënies së çmimit Drake zbuloi edhe lidhjen e tij me këngëtaren nga Barbadosi. ”Jam dashuruar me të qëkur isha 22 vjeç” shtoi Drake para se ta puthte Rihanën e cila u shpreh se ia dedikonte çmimin vendit te saj dhe grave me ngjyrë.

Rreperi Kanye West u ngjit në skenë, jo për të performuar, por për të mbajtur një fjalim të shkurtër, ku nuk harroi të përmendte edhe videon e famshme, “Famous” ku shfaqen te zhveshur portretet e politikaneve George Bush dhe Donald Trump.

Por ajo çfarë serish surprizoi ishte deklarata e tij ku tha se do të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ariana Grande dhe Nicki Minaj performuan ashtu siç kishin paralajmëruar, këngën e tyre më të re, pjesë të albumit “Dangerous Woman” duke sjellur ritme verore dhe spektakël.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ishin të pranishme edhe këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha ku kjo e fundit këndoi se bashku me Britney Speras e cila prej 10 vitesh i mungonte skenës se MTV-së duke tërhequr sërish vëmendjen e të gjithëve . 

Lista e fituesve të çmimeve MTV: 

VIDEO OF THE YEAR
Winner: Beyoncé – “Formation”
BEST FEMALE VIDEO
Winner: Beyoncé – “Hold Up”
BEST MALE VIDEO
Winner: Calvin Harris ft. Rihanna – "This Is What You Came For"
BEST COLLABORATION
Winner: Fifth Harmony ft. Ty Dolla $ign – "Work From Home"
BEST HIP HOP VIDEO
Winner: Drake – "Hotline Bling"
BEST POP VIDEO
Winner: Beyoncé – “Formation”
SONG OF SUMMER
Winner: Fifth Harmony featuring Fetty Wap — "All In My Head"
BEST ROCK VIDEO
Winner: twenty one pilots – “Heathens”
BEST ELECTRONIC VIDEO
Winner: Calvin Harris & Disciples – “How Deep Is Your Love”
BREAKTHROUGH LONG FORM VIDEO
Winner: Beyoncé – Lemonade
BEST NEW ARTIST
BEST ART DIRECTION
Winner: David Bowie – “Blackstar” (Production Designer: Jan Houllevigue)
BEST CHOREOGRAPHY
Winner: Beyoncé – “Formation” (Choreographer: Chris Grant, JaQuel Knight, Dana Foglia)
BEST DIRECTION
Winner: Beyoncé – “Formation” (Director: Melina Matsoukas)
BEST CINEMATOGRAPHY
Winner: Beyoncé – “Formation” (Cinematographer: Malik Sayeed)
BEST EDITING
Winner: Beyoncé – “Formation” (Editor: Jeff Selis) 
BEST VISUAL EFFECTS
Winner: Coldplay – “Up&Up” (VFX Editor: Vania Heymann)

Rihanna
  (Rihanna dhe Drake)

Beyonce
  (Beyonce gjatë marrjes së çmimit Best Video of the Year) 

beyonce
  (Beyonce)
Britney
   (Britney Spears)



(Performanca e Ariana Grande dhe Nicky Minaj)


(Beyonce fituese e Videos më të mirë të vitit)


(Drake prezanton Rihanna me Çmimin Vanguard) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë