MTV VMA 2018/ Përballjet e rrezikshme mes ish-të dashurve në tapetin e kuq

MTV VMA 2018/ Përballjet e rrezikshme mes ish-të dashurve në tapetin e kuq

Amber Rose dhe reperi 21 Savage

Takimi me ish-të dashurin është një siklet më vete kur të përball rastësia, imagjinoje pak kur të duhet patjetër ta takosh! Flasim për ato raste kur ndarja mes cciftit ka përfudnuar në mënyrë jo miqësore.

Mirëpo mbrëmja e kaluar pati shumë vështrime të sikletshme, teksa herë pas here parakalonte ish-i/e dashuri/a e dikujt. Në mbrëmjen madhështore të MTV Video Music Awards 2018 u mblodhën së bashku të gjithë këngëtarët e famshëm të Holliwoodit.

Amber Rose dhe 21 Savage rrezikuan një takim të vështirë gjatë ecjes së tapetit të kuq jashtë sallës së muzikës së Radio City.

Pa përmendur Blac Chyna dhe Tyga, të cilët ishin parë duke ngrënë së bashku për një mbrëmjeje ditëlindjeje ditën e dielë. Por në fund të fundit ata ndajnë një fëmijë së bashku dhe janë shumë miqësorë me njëri-tjetrin, por imagjinojini pak këta të tjerët që u ndanë me ‘thika’, si Nicki Minaj dhe Safaree Samuels. Ky i fundit e akuzoi reperen se ka dashur ta vrasë me një thikë, dhe pothuajse vdiq. Ndërkohë mbrëmë u përballën, çfarë sikleti!

Në anën tjetër të spektrit qëndron Audrina Patridge dhe Justin Bobby. Të dy kishin mundësinë për t'u ribashkuar përpara kamerave për The Hills në tapetin e kuq të VMAs. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që palët kanë folur që nga shpërbërja e tyre në reality show.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg