Një pjesë e mirë e këtij kampionati europian janë ndjekur edhe në ‘Fan Zone’ ku shumë tifozë kanë mbështetur ekipet e tyre edhe pse kjo dukej shumë e vështirë për shkak të pandemisë. Në përfundim të finales kishte tifoz të zhgënjyer, por edhe të lumtur.
E meritoi Italia fitoren?
‘Pak a shumë, unë jam tifoz i Anglisë. Penalltitë janë fat, janë fat. Donaruma është i mirë por jo dhe aq shumë,’-u shpreh një tifoz.
‘Nuk e meritoi Italia fitoren. Nuk e meritoi. Fati na ndëshkoi te penalltitë. Donaruma s’ishte i mirë fare, por na ndëshkoi fati. Mua po më ikën truri, sepse jam tifoz i flaktë me Anglinë,’-u shpreh një tjetër tifoz.
Ndërkohë krejt ndryshe paraqitej situata për tifozët e Italisë në ‘Fan Zonë’. Madje kishte edhe nga ata që bënin ironi.
“It’s coming to Rome, not in home,”-tha një tifoz, duke ironizuar kështu shprehjen shumë të njohur të anglezëve që "Kupa po vjen në shtëpi", aty ku dhe lindi futbolli.
“Jam shumë i lumtur, e dija që do fitoj Italia. Të gjithë luajtën shumë mirë dhe për këtë erdhi fitorja. E merituan. Padyshim që Donaruma ishte më i miri,”-tha një tjetër tifoz.
Finalen e madhe të kampionatit Europian në sheshin Skënderbej në Fan Zonë e ndoqën sëbashku ambasadori i BE-së në Shqipëri Luiggi Soreca, ambasadori italian Fabricio Bucci, ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, por edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ndërkohë kryeministri Edi Rama e uroi Italinë përmes rrjeteve sociale.
Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
52.1%
-
JO
42.3%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 1757
Lajme të tjera
-
Kaosi në finalen e Champions League! Qeveria angleze, policia e Liverpool dhe Real Madrid drejtojnë gishtin nga UEFA
30 Maj, 10:58
-
Holandezët në ‘Selman Stërmasi’, tifozët e Feyenoord bashkohen me ‘Fanatics-at’ për titullin e Tiranës
27 Maj, 15:49
-
E dielë drithërimash, tifozët e Milanit 'pushtojnë' stadiumin e Sassuolo-s! Inzaghi: Inter, luaj pa pendesa! Emocione edhe në Premier League
21 Maj, 14:37
-
Frankfurt rikthehet fituese në Europë pas 42 vitesh, tifozët përplasen dhunshëm në Spanjë! Në Gjermani 'çmenden' për Europa League
19 Maj, 11:36
-
Feynoord me tifozë më esktremistë, në 2015 shkatërruan qytetin e Romës! Çfarë pritet në finalen e Tiranës (VIDEO)
18 Maj, 17:05
-
Finalja e Tiranës, UEFA kërkesë tifozëve të cilët s’kanë bileta! Ultrasit e Romës: Respektoni qytetin pritës
16 Maj, 15:19
-
Futja në stadium për finalen e Conference League, masat e sigurisë dhe procedurat që duhet të ndjekin tifozët
14 Maj, 17:59
-
‘Çmenduri’ nga tifozët e Romës për ndeshjen në Tiranë, biletat i rinxjerrin në shitje nga 800 deri në 10 mijë euro për 2 bileta
9 Maj, 15:56
-
Zbritën në fushë dhe shkaktuan dhunë në ndeshjen me Partizanin, policia procedon 3 tifozë të Kukësit
6 Maj, 12:01
-
Një muaj nga finalja e Conference League në Tiranë, tjetër njoftim për tifozët që duan të jenë në ‘Air Albania’
25 Prill, 15:32
-
Miqësorja kundër Gjeorgjisë, Broja me shokë sjell interesim të lartë të tifozëve për kombëtaren
29 Mars, 16:26
-
“Kosova është Shqipëri”/ Sherr mes tifozëve në Beograd, skocezët përplasen me serbët (VIDEO)
18 Mars, 22:31