‘Muaji i ndikimeve të forta planetare’, Jorgo Pulla bën parashikimin për dhjetorin: Ja në cilat data duhet të tregoni kujdes…(VIDEO)

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin  e yjeve për muajin dhjetor në “Rreze Dielli”. Ai thotë që përpos muajit të festave është edhe muaji i ndikimeve të forta planetare.

Muaji Dhejtor është vërtetë muaji i festave, i ndriçimit, i gëzimeve, por gjithashtu është një muaj me ndikim të fortë planetar. Më të vëmendshëm gjatë muajit Dhjetor duhet të tregohet shenja e Shigjetarit, edhe pse jemi në muajin e tyre, ndërsa shenja me ndikimin planetar më favorizues do të jetë Bricjapi, pasi Hëna e re, e cila fillon më datë 23 Dhjetor shkon në Bricjap.

Parashikimi i Yjeve për muajin Dhjetor:

Dashi

Dashi është në ndikim shumë pozitiv në mundësitë që ka për punë. Ka një udhëtim që do të bëjë pikërisht në këtë përiudhë, nuk është një udhëtim festash, por një udhëtim pune që realizohet. Dy momente shumë kryesore dhe pozitive do të ketë Dashi gjatë këtij muaji, e para ligji ku do të mbyllin çështje madhore, ndryshime të mëdha që mund të kenë apo probleme do të mbyllen brenda muajit Dhjetor. Ndërsa e dyta, lidhet me anën shpirtërore, të palidhurit mund të kenë një njohje e cila mund të kthehet në një lidhje serioze. Nga kjo javë deri më datë 14 dhjetor është mundësia më e mirë e stabilizimit të punës së tyre me mundësi të mëdha në ekonomi. Ka ardhur momenti që Dashi të marrë, të fitojë  të drejtën e tij në fushën e ligjit, në ndryshime dhe ndikime që do të kenë tani e tutje dhe me mundësi të reja në fushën ekonomike financiare. Në çështjet shpirtërore vëmendje duhet të kenë me Luan dhe me Bricjap, sidomos me Luan, vërtetë Dashi dhe Luani janë shenja zjarri dhe kanë një harmoni mes tyre, por do të jenë nën ndikimin planetar.

Demi

Shenja e ndikimeve, e favorizimeve, e mundësive dhe e e rëndësisë së momentit. Demi këtë periudhë nuk ka qënë aty ky duhet, edhe pse është munduar shumë. Do të dalë në sipërfaqe një problem i cili lidhet me pasuritë e paluajtshme, nga data 7 deri më datë 21 Dhjetor ka një mundësi të mirë për zgjidhje të këtij problemi. Po kaloi kjo datë do të jetë pak problem, ndaj duhet të bëjnë gjithçka tani, pasi në këtë periudhë është mundësia më e madhe. Në lidhje me një takim të momentit që do të kenë në lidhje me një punë, është e mundur të realizohet dhe të firmoset një kontratë, është koha më e përshtatshme. Afërdita, planeti i fatit, i ekonomisë dhe dashurisë në ndikim me Marsin jep një mundësi pozitive në fushën e dashurisë dhe në fushën e ekonomisë.

Binjakët

Shenja e komunikimit por dhe e vështirësive. Binjakët në fakt kanë pasur disa ndryshime në kohë, mund të themi nga muaji Gusht deri në Tetor. Çka ndodhur në atë kohë ndikohet pikërisht tani, që do të thotë se duhet të mbyllin sa më parë disa punë, të paktën deri më datën 12 Dhjetor, pasi nga data 8 dhjetor që është Hëna e plotë do të jenë të favorizuar pikërisht në këtë drejtim, ndaj duhet të trokasin sa më shpejt diku dhe të përpiqen për të mbyllur çështjet e lëna pezull. Nëse nuk do munden, ngelet që problemet e tyre të fillojnë të marrin zgjidhje pas datës 18 Janar. Ndaj kjo javë është ideale për të bërë lëvizjet e duhura. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Peshk dhe me Akrep, me këtë të fundit sidomos duhet të bëjnë shumë kujdes. Gjithsesi, duke qenë se ndikohen nga Plutoni, planeti i pasurisë dhe i ndyshimeve të njëpasnjëshme, Binjakët kanë një mundësi tani për të stabilizuar gjërat që duan. Në fushën e dashurisë një bashkim familjar me jashtë është e mundur me Peshk.

Gaforrja

Shenja e drejtësisë, e mundësive dhe besimit. Për gaforret mund të flasim shumë këtë periudhë. Gaforrët kanë dy mundësi të mira pozitive tani, marrjen e një tenderi, nisjen e një pune të re ku do t’i ndihmojë fati shumë. Do ndryshojnë punë pasi ndyshe i është thënë dhe ndryshe është vepruar, por ndryshimi do të jetë gjithmonë në favor të Gaforres. Në këtë drejtim më i favorizuar do të jetë 10-të ditëshi i dytë, ndërsa 10-të ditëshi i parë dhe i tretë kanë një ndikim më të madh nga ana shpirtërore, pasi janë më famijarë. Lum ai që ka Gaforre në punë dhe lum ai që nuk e kupton dhe kur e humbet e kërkon me qiri. Ky moment është shumë pozitiv për nisje të reja sidomos në fushën e karrierës, të tre 10-të ditëshat lidhen shumë me ekonominë. Në lidhje me dashurinë ka një kthim nga e kaluara të 10-të ditëshit të tretë, Gaforre -Dash është një mundësi duhet të jenë të kujdesshëm për të kuptuar nëse janë gati për t’iu rikthyer kësaj lidhje.

Luani

 Kanë mundësinë tani  në një punë që të fillojnë nga A-ja,  dhe mund t’ia arrisin qëllimit. Në çështje ligjore disa para të pamarra, është momenti ti marrin tani. Nga ana shpirtërore vjen momenti që të plotësohet puzzle që kanë pasur këto katër vitet e fundit. Mundësitë e tjera që ka Luani tani, do të marrin dokumentat dhe mund të realizojnë një udhëtim të largët që kanë kohë që e planifikojnë. Duhet t’I bini pas kësaj periudhe, sepse është momenti më I mirë që keni. Luan- Ujorë, Luan-Dem dhe Luan- Bricjapë kanë një ndikim shumë të mirë, sidomos për një të ardhme të afërt.

Virgjëresha

Në lidhje me punën do të nisin diçka tani, dhe do të triumfojnë. Përsa I përket ndryshimeve të këtij muaji, janë të parat  por në çështjet ekonomike nuk janë në majë, megjithatë nuk mund të themi që janë edhe keq. Këtë periudhë kanë mundësi që të rikuperojnë gabimet e së shkuarës sidomos të lindur në 10-ditëshin e tretë. Ndërsa 10-ditëshi i parë dhe i dytë do të merren me ndikimet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore. Kanë ndikime shumë të mira me Binjakë dhe Shigjetarë sidomos për një bashkim familjarë. Ndërsa sidomos për 10-ditëshin e dytë dhe të tretë, duket se është momenti I tyre, në fushën e punës stabilizohen, marrin disa para dhe janë mjaft përpara me gjërat që duan të bëjnë. Kanë pasur disa probleme Virgjerëshë-Peshk, Virgjereshë- Akrep, është koha deri në hënën e plotë që të zgjidhen, lidhjet që kanë pasur ndarje do të shkojnë në bashkim. Nga fundi i muajit, nga data 25 deri në 31 dhjetor duhet të kenë kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Keni pasur probleme me një pasuri të patundur por është koha tani që mund ta zgjidhni. Në çështejet ekonomike duhet të bëjnë pak kudjes të lindurit në 10-ditëshin e dytë mos të shpenzojnë tepër.

Akrepi

Duhet të kenë kujdes me veprimet që duan të marrin në fushën e biznesit, mos u nxitoni me veprimet tuaja. 13 ditët e para të këtij muaji, është mirë që të mbyllni çështje që kanë të bëjnë me ligjin dhe vazhdimësia duket e mbarë. Me çështjet ekonomike dhe dashurinë duket se dinë se çfarë duan.

Shigjetari

Duhet të keni kujdes këtë periudhë të mos jepni shumë para hua.   15-ditëshi parë është shumë pozitive për ju. Kjo javë do tju lodhë pak por përfitimet do ti merrni më vonë.Një vëmendje të shtuar duhet të kenë mes dative 17 deri në 20, mundohuni të jeni sa më korrekt me personat që kryeni punët tuaja apo kontrata.

Bricjapi

Do të nisni një punë të re por mbajen sekret, është momenti tani që të zgjidhni gjëra të pazgjidhura më parë. Bricjap- virgjëresha, Bricjap- Dem është dicka shumë pozitive në dashuri, të palidhurit kanë mundësi që ta zgjidhin në këtë periudhë, sidomos pas datës 13 deri në 24 është ideale.

Ujorët

Me shitjen e një prone do të përfitoni jashtë mase sepse do të investoni aty ku keni pasur ëndërr. Në çështjet shpirtërore keni një ndikim tepër pozitiv.

Peshqit

Mos u nxitoni këtë muaj, keni arritje shumë të mira. Por duhet të keni kujdes me një problem që keni pasur me dokumentacionet jashtë është momenti që të rregullohen dhe në anën shpirtërore sidomos me Bricjap dhe Gaforre.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?