Muaji i Ramazanit në Gaza/ Bisedimet për armëpushim kanë ngecur dhe kriza e urisë është keqësuar

Palestinezët e filluan të hënën agjërimin e Ramazanit, muajit të shenjtë të myslimanëve, i cili i gjeti në një kohë kur bisedimet për një armëpushim kanë ngecur dhe kriza e urisë është keqësuar në Rripin e Gazës.

Luftës tashmë pesëmujore mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – nuk po i shihet fundi.

Palestinezët e falën namazin jashtë ndërtesave të rrënuara të dielën në mbrëmje.

Ata i dekoruan shatorret e tyre të stërmbushura, ndërsa në një video të publikuar nga një shkollë e OKB-së e shndërruar në strehimore, fëmijët shihen duke vallëzuar me muzikën e një burri që këndonte me altoparlant.

Palestinezët duke ngarendur pas ndihmave humanitare të hedhura nga ajri në Qytetin e Gazës më 1 mars 2024.

Shtetet rrisin përpjekjet për të ndihmuar palestinezët në Gazë

Por, kishte shumë pak për të festuar pas pesë muajsh luftimesh që ua kanë marrë jetën mbi 30.000 palestinezëve dhe e kanë rrënuar shumicën e Gazës. Familjet zakonisht e prishin agjërimin me iftar festiv, por madje edhe në vendet ku ka ushqim, shumica është ushqim i konservuar dhe çmimet janë tejet të larta për shumicën.

“Nuk mund ta shohësh askënd të gëzuar”, tha Sabah al-Hendi, i cili po blinte ushqim të dielën në qytetin Rafah.

“Çdo familje është e trishtuar. Çdo familje e ka një martir”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kishin shpresuar se do ta ndërmjetësonin një armëpushim para muajit të agjërimit nga agimi deri në muzg, në të cilin do të përfshihej edhe lirimi i dhjetëra pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, si dhe futja e sasive të mëdha të ndihmave humanitare, por bisedimet ngecën javën e kaluar.

Hamasi po kërkon garanci se një marrëveshje e tillë do të cojë drejt përfundimit të luftës, derisa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta vazhdojë ofensivën deri në “fitore të plotë” kundër grupit radikal dhe deri në lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura.

Lufta nisi kur pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor, ku i vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i morën mbi 250 pengje. Besohet se Hamasi është duke i mbajtur ende rreth 100 pengje.

Anija e ushtrisë amerikane gjeneral Frank Besson, duke u nisur drejt Gazës.

SHBA-ja nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë

Lufta i ka detyruar 80 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë të Gazës të ikin nga shtëpitë e tyre dhe i ka shtyrë qindra mijëra njerëz drejt urisë absolute. Zyrtarët shëndetësorë në Gazë thonë se së paku 20 njerëz, kryesisht fëmijë, kanë vdekur nga kequshqyerja apo dehidrimi në veri të Gazës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka pranuar në mesazhin e tij vjetor për Ramazanin se muaji i shenjtë erdhi “në një kohë të dhimbjes së madhe”.

“Derisa myslimanët përreth botës mblidhen në ditët dhe javët në vijim për ta prishur agjërimin, vuajtjet e popullit palestinez do jenë shqetësimi i parë i shumë njerëzve. Ata janë shqetësimi im, po ashtu”, tha Biden.

Ndihmat duke rënë në veri të Rripit të Gazës pasi u hodhën nga ajri nga avionët amerikanë dhe jordanezë, 5 mars 2024.

SHBA-ja vazhdon të hedhë ndihma nga ajri në Gazë

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë filluar të hedhin ndihma nga ajri në Gazë javët e fundit, por grupet humanitare thonë se përpjekjet e tilla janë të kushtueshme dhe të pamjaftueshme.

Ushtria amerikan gjithashtu ka filluar të dërgojë pajisje për ndërtimin e një ure detare për dërgimin e ndihmave në Gazë, por ndërtimi i saj do të marrë disa javë kohë.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë ndihmë vendimtare ushtarake Izraelit dhe e kanë mbrojtur nga thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë izraelite të bëjë më shumë për ta shmangur dëmtimin e civilëve dhe objekteve humanitare.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë