Muaji i shenjtë i Ramazanit, nutricionistja: Si të ushqehemi për iftar dhe syfyr

Muaji i shenjtë i Ramazanit i cili këtë vit ka nisur nga data 6 maj ka bërë që mijëra besimtarë myslimanë  në të gjithë botën të nisin agjërimin për të treguar devotshmërinë e njeriu ndaj besimit. Në këtë muaj besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Pikërisht për faktin se kalohet një kohë e gjatë pa ngrënë, është shumë e rëndësishme ajo që konsumojmë. E ftuar pikërisht për këtë temë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, nutricionistja Diola Dosti Baftiu shpjegoi efektet pozitive të agjërimit në shëndet.

"Ka efekte të jashtëzakonshme agjërimi. Duke filluar që nga sistemi kardiovaskular. Është një ndihmues shumë i mirë për arteriosklerozën gjithashtu, shton qarkullimin e gjakut dhe ul yndyrnat e këqija, e në të njëjtën kohë rrit nivelin e yndyrnave të mira. Agjërimi është i rekomandueshëmm megjithëse ka kontradita. Thuhet që të mos agjërohet 30 ditë tek pacientët që kanë probleme me yndyrnat apo me sheqerin në gjak, megjithatë ka të dhëna që tregojnë se ndihmon jashtëzakonisht shumë. Mëlçia gjithashtu dhe stomaku përftojnë shumë",- u shpreh nutricionistja gjatë bisedës.

 

Gjatë agjërimit ushqimi është i lejueshëm duke nisur nga çelja e iftarit në mbrëmje  e deri në kohën kur duhet konsumuar syfyri ne orët e para të mengjesit. Nutricionistja Dosti Baftiu u ndal tek disa prej ushqimeve që duhet të konsumojmë gjatë iftarit për të patur një agjërim sa më të lehtë.

"Një ndër rekomandimet e mia është që kur të fillojë pjesa e iftarit të niset me një gotë ujë të ngrohtë dhe me një hurmë arabie. Hurma e arabisë është një superushqim që është e pasur me selen, me jod e me shumë fibra. Mendohet që me një kokërr hurmë të arabisë mund të rikuperosh një pjesë të mirë të mungesës nutritive të ardhur nga shumë orë të mosngrënies. Hurma e arabisë mund të kombinohet shumë mirë me shegët. Idealja është që të hamë perime me ngjyrë të gjelbër që mund të jetë një supë me spinaq, mund të jetë një supë me karrota apo një sallatë me rukola, karrota, avokado, vezë të zier e kokrra ulliri. Këto të mos konsumohen menjëherë por çdo dy orë nga pak. Është gabim nëse do të konsumonim kafe apo shumë çaj ose shumë kripë, sepse pastaj do të kenë nevojë të pinë shumë ujë,"- tha Dosti Baftiu në studion e Rreze Dielli

Foto ilustruese, hurma arabe

Ndërsa për ngrënien e syfyrit Diola Dosti Baftiu rekomandon konsumin e ushqimeve të lehta e miqësore me stomakun.

"Për mendimin tim së pari bëjnë shumë keq ata që e anashaklojnë syfyrin. Në këtë pjesë duhet konsumuar kosi që është edhe miqësor me stomakund he nuk do të na gërryejnë zorrët aq shumë. Mund të konsumojmë sërish hurma arabe ose avokado, kosin mund ta bëjmë me lloje të ndryshme të farave apo të arrave. Mund të përdorim spirulina që është një superushqim me vitaminë C, i pasur me proteina, apo edhe gojiberri do të ishte një alternativë shumë e mirë. Kajsitë e thara apo rrushi i thatë japin gjithashtu shumë energji. Edhe uji me limon të bën mirë,"- tha nutricionistja Diola Dosti Baftiu gjatë bisedës në "Rreze Dielli" 

Thelbi i agjërimit është të qenët urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Nutricionistja Diola Dosti Baftiu ne studion e "Rreze Dielli"

b.ha./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja