WASHINGTON- Në kuadër të muajit tetor, i cilësuar si muaji ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit edhe Shtëpia e Bardhë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ndriçuar me ngjyrën rozë, në formë sensibilizimi për të gjitha femrat e prekura nga kjo sëmundje.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se vetëm në vitin 2013, më shumë se 230 000 femra, janë prekur nga kanceri i gjirit në SHBA.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)