Në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit një mesazh i fortë  sensibilizimi dhe thirrje per gjithe ministrat dhe drejtoret, është bërë sot nga kreu i ALUIZNI-t Artan. Nëpërmjet një postimi në facebook Lame kërkon solidaritet dhe vëmendje në këtë “muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.”

Ai ka postuar edhe një foto ku duken gratë punonjëse të Aluizni-t në hyrjen e Spitalit Ushtarak për të kryer kontrollin.

Njoftimi i plotë i Artan Lames në facebook:

Muaji i ndergjegjesimit per kancerin e gjirit

Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.

Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë egzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën.

Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror.

Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.

A.
lame fb
  (Postimi i Artan Lames në facebook)

Redaksia Online

J.Sh Shqiptarja.com