‘Muaji vendimtar i vitit’ Ndryshime drastike në Tetor /Jorgo Pulla paralajmëron, vëmendje!

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim mujor për tetorin.”Muaji tetor është një muaj vendimtar sa i takon këtij viti, pasi është eklipsi i fundit diellor, sepse ndryshimet që do ndodhin tani kanë një ndikim të madh në lidhje me vazhdimësinë” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se ky moment është vendimtar për 6 muajt e ardhshëm. Por si do të jetë tetori për 12 shenjat?

Dashi

Duket se ky muaj ka ndikim në marrëdhëniet tuaja, që lidhen me martesat ndërsa pritet që të ketë një ndryshim punë në këtë muaj, sidomos pas datës 10 tetor. Është një përiudhë perfekte në lidhje me kontratat dhe ofertat e punës për ju të kësaj shenje. Edhe pse kanë patur disa pobleme, vjen një moment tani që marrin zgjidhje definitive. Shumë gjëra mund të ndodhin në këtë muaj, disa gjëra mund të përmbysen dhe disa sekrete dalin në sipërfaqe. Lidhjet me Shigjetar dhe Virgjëreshë janë ideale.

Demi

Presin një udhëtim që mund t’ju japë dashurinë dhe ndryshime në punën e tyre. Presin që të bëjnë një udhëtim që ka të bëjë me punën, që u jep një mundësi të artë. Një problem ligjor për shenjën e Demit zgjidhet. Në gjysmën e dytë të këtij muaji është moment i mirë për kontratat dhe punën. Në dashuri ka ndikime shumë të mëdha që kanë të bëjnë me Ujor dhe Akrep.

Binjakët

Duhet të kenë shumë kujdes në këtë kohë, pasi nga njëra anë mund të përfitojnë shumë gjëra, por mund të kenë dhe probleme. Dy gjëra duhet të kenë kujdes, me punën e tyre dhe disa dokumenta që do u duhen dhe me pjesën shpirtërore. Duhet pasur shumë kujdes në lidhje me disa blerje që do bëjnë Binjakët në këtë muaj. Në dashuri ndikimet janë shumë pozitive, ndërsa ju që jeni në diasporë, merrni një lajm të mirë.

Gaforrja

Muajin e kaluar kanë patur shumë probleme në disa fusha, si në punë apo dokumenta, por vjen një moment tani që do të bëjnë një takim shumë të rëndësishëm. Do trokasin diku në lidhje me punën e tyre dhe pas datës 13 tetor do të kenë dritë jeshile. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, një njohje e re mund të ketë shkëputje. Gaforre-Bricjap, Gaforre-Dash dhe Gaforre-Peshore janë kombinimet më të mira të mundshme. Duhet të kenë pak kujdes në lidhje me një shit-blerje të një pasurie të paluajtshme, apo ata që do lëvizin në një shtet tjetër.

Luani

Veproni në prapaskenë dhe mos tregoni se çfarë ndodh me ju. Kjo është moto për këtë muaj. Kanë patur problematika të mëdha në fushën e biznesit, por duket se tani vjen momenti që i zgjidhin. Është koha e duhur për të organizuar plane dhe kujdes nga të tretët pasi janë kureshtar. Duhet të keni kujdes nga data 2-7 tetor, pasi mund të jetë problem për ju. Të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë në këtë periudhë, të mos merren me fjalët boshe, por të vazhdojnë planet e tyre.

Virgjëresha

Kontakte, udhëtime, komunikime janë në jetën e Virgjëreshës në këtë tetor. Nga ana financiare, kur bëjnë llogaritë nuk u del llogaria. Nga data 3-4 tetor presin disa fjalë që do dalin në lidhje me punën e tyre. Afërdita u jep mundësi sa i takon parave dhe stabilizimit. Në dashuri, lidhjet me Bricjap, Peshore, janë perfekte. Të palidhurit presin një takim të papritur, sidomos me Binjak dhe Akrep.

Peshorja

Kanë patur shumë dallgë të fuqishme në jetën e tyre me ulje dhe ngritje të mëdha. Është koha më e artë e 13-viteve të fundit për Peshoren. Kanë patur probleme të mëdha me pasurinë e tyre dhe kjo merr zgjidhje tani. U jepet një mundësi të zgjidhin probleme të së shkuarës që i kishin të mbartura. Kjo periudhë është kohë ndryshimesh me ekonominë, karrierën, familjen e tyre. Në fushën e dashurisë duhet të ndajnë kohën midis jetës dhe punës.

Akrepi

Prezenca e Afërditës tek shenja e Akrepit është shumë e favorshme dhe ky eklips që vjen ka të bëjë shumë me punën dhe financat e tyre. Nëse janë fans të ndonjë llotarie, Akrepët do të dalin shumë të fituar. Ata që janë në diasporë do të kenë një mundësi të artë. Janë në pritje të marrjes së disa dokumentave që i prisnin. Në anën shpirtërore, energjia që ata kanë u jep mundësinë për të ecur përpara me Dem, Peshk dhe Peshore që është idealja.

Shigjetari

Mund të kenë ndryshime në jetën e tyre në fushën e financave. Është momenti më i mirë i mundshëm në lidhje me ekonominë dhe stabilizimin e tyre. Duhet të kenë kujdes këto 2-3 ditë, pasi duhet të marrin një vendim. Nëse kanë kontrata që duhen mbyllur, ky është momenti. Janë të favorizuar në blerje apo biznese. Është koha më e mirë në lidhje me punën e tyre. Në dashuri, lidhjet që kanë të bëjnë me Shigjetar, Luan dhe Peshk janë ideale.

Bricjapi

Gjykoni me kujdes në lidhje me ekonominë, shëndetin apo personat e ndryshëm në jetën tuaj. Është koha më e mirë e mundshme në lidhje me punën dhe me ndryshimet. Keni mundësi të arta që kanë të bëjnë me punën, karrierën tuaj dhe vazhdimësia duket se është e mbarë.

Ujori

Në gjysmën e dytë të muajit kur komunikimi nuk është aq i lehtë, sigurohuni që të keni një mendje të pastër përpara se të flisni dhe të mendoni dy herë përpara se të merrni vendime. Nje njohje në mjedisin tuaj miqësor mund të duket veçanërisht interesante dhe të marrë një karakter romantik. Por mos e lini pas dore shëndetin tuaj, është po aq e rëndësishme, të menaxhoni stresin tuaj në mënyrë efektive. Kujdes me punën dhe karrierën, ndërsa në dashuri evitoni gritjet e tepërta.

Peshqit

Një muaj dinamik fillon për ju me ndikime të favorshme që nëse i përdorni mirë do të fitoni patjetër! Ndikimi planetar do të forcojë aftësinë tuaj për të vepruar dhe arritur qëllimet nga njëra anë dhe marrëdhëniet tuaja me të tjerët nga ana tjetër. Do keni dinamikën tuaj në lidhje më gjërat që bëni, por duhet të keni pak kujdes nga disa udhëtime, nga data 15 deri në datën 25 tetor. Në dashuri keni një moment ideal dhe ky moment është pas datës 10 tetor. 

 

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën