Muçaj: Grabitjet në Apoloni që nga
’91-shi,gjejnë treg te shtresat e larta

Muçaj: Grabitjet në Apoloni që nga<br />’91-shi,gjejnë treg te shtresat e larta
Pak ditë pas operacionit të policisë së Fierit për gërmimet e kundërligjshme dhe grabitjen e veprave në Parkun Arkeologjik, arkeologu i njohur Skënder Muçaj, pohon se trafikimi këtyre veprave ka vijuar që nga viti 1991 në Apoloni. Grabitjet sipas tij, që kulmojnë me zhdukjen e një stele të rrallë në ‘94-n, janë bërë me synim të qartë për zhdukjen  e dokumenteve më rëndësi historike.

“Në vitet ’91 janë bërë 2 vjedhje, njëra brenda Manastirit, ndërsa pjesa tjetër me thyerje dhe armë benda muzeut. Një tjetër është bërë në ’94-rën, u mor vetëm një stëlë që ishte nga më të rëndësishmet për këtë periudhë në rangun mesjetar”, u shpreh Muçaj.
 
Skënder Muçaj pohon se njëri nga shkaqet që trafikohen thesaret e arkeologjike të Apolonisë është se punonjësit e parkut vetëm marrin rrogën, por nuk e mbrojnë atë.  

“Kjo është fatkeqësi sot për mua që në një kohë kur kemi një strukturë të mirëorganizuar nga ana administrative me persona që paguhen të ndodhë diçka e tillë, në radhë të parë faji është i atij që e administron. Kur ai nuk vete në punë ose merret me punë të tjera, bën guidë turistike apo punon në shoqëritë arkeologjike, çfarë presim ne nga këto njerëz? Marrin rroga klëtu, marrin dhe diku tjetër”, shprehet ai.
 
Gjithashtu arkeologu Muçaj konstaton se tregu i antikuarëve ecën paralelisht me tregun e drogës dhe grabitësit e gjejnë tregun në shtresën e lartë të shoqërisë, ku ka edhe koleksionistë të veprave të artit.
 
“Nuk është trafiku i veprave të artit më pak se trafikimi i drogës, ato ecin paralelisht. Tregu i objekteve destinacionin e ka te shoqëria e lartë. Ka shumë që janë bërë koleksionistë të mëdhenj të trashëgimisë arkeologjike, si u bënë këta persona për një kohë shumë të shkurtër trashëgimtarë të pasurisë arkologjike?”, tha Muçaj.
 
Ndjekja penale e personave përgjegjës për grabitjen e ditëve të fundit në Apoloni është në proces. Gjatë operacionit të policisë “Apollonia” u konstatua grabitja e një sasie të konsiderueshme të vlerave arkeologjike, ku u ndalua edhe përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Apolonisë, Arjan Dimo. Ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe për Drejtorin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë Marin Haxhimihali. 

[gallery]21056[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore