Muharem Rama takime me banorët:
Kemi projekte konkrete për Kastriotin

Muharem Rama takime me banorët:<br />Kemi projekte konkrete për Kastriotin
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Dibrës, kandidati i së majtës Muharem Rama ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë administrative të Kastriotit i shoqëruar edhe nga koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun, Damian Gjiknuri.

“Kemi projekte konkrete për Kastriotin, kemi projekte edhe në Bujqësi. Të krijojmë një qendër grumbullimi frutash, të krijojmë një baxho, të përmirësojmë shërbimin e kanaleve vaditëse e ujërave të zeza dhe do të ndërtojmë një ujësjellës.

Kemi edhe një premtim të mbaruar pasi kemi dhe ministrin në krah. Do të hapim një qendër për kujdesin ndaj klientit që të mos shkoni të paguani faturat në Peshkopi por ta keni këtu. Jemi në diskutime me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë edhe një ambulancë që të jenë për të ju ardhur në ndihmë të sëmurëve, e jo të detyroheni ti sillni me furgona e makina çasti
”, u shpreh kandidati Rama. 

Ndërkaq, kordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri u ndal në fjalën e tij për sulmet që opozita po i bën kandidaturës së Ramës. “Po duan të njollosin personalitetin e doktorit që ju të gjithë e njihni. Po thonë ka qenë trafikant droge ndërkohë që populli e njeh shumë mirë. Kjo tregon që ata kanë frike nga kandidatura e Muharemit. Pse? Sepse ne zgjodhëm një djalë të këtij vendi, që është rritur këtu, që I njeh problemet tuaja.

Një njeri që ja dini shtëpinë, dini ku të trokisni. Kryebashkiaku nuk do të bëjë politikën e madhe, siç vjen kandidati tjetër thotë do ul taksa e do bëj subvencione. S’ka gjë në dorë ai. Kur të vijë partia e vet në pushtet mbase mund ti bëjë këto por kur ti vijë ama sepse ditët i ka të largëta. Partia Demokratike është në një çorganizim
”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai tha se populli i Dibrës nuk ka arsye të bëjë eksperiment të gabuar dhe të mos votojë kandidatin e qeverisë. “Dibra është një krahinë me probleme dhe ka nevojë për investime. Si  do bëhet e mundur kjo? Me një kandidat që e mbështet qeveria, që e ka mbështetjen pas. Vërtet Dibra edhe ka vuajtur e jo të gjitha janë bërë mirë. Edhe ne mund të kemi fajet tona si çdo njeri që ka gabimet e veta por gabimin më të madh e kanë ata që në 20 e ca vite kanë marrë votën e dibranëve dhe nuk u kanë bërë asgjë”, insistoi Gjiknuri.

Ne emër të qeverisë, Gjiknuri dha garancinë se premtimet e bëra nga kandidati Rama do të mbahen dhe bëhen realitet për Dibrën. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital