Muharremi: Ka një tendencë me kriju një ndarje të thellë, Rama tha se veriu po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’

Muharremi: Ka një tendencë me kriju një ndarje të thellë, Rama tha se veriu po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’

Shenoll Muharremi dhe Edi Rama

Njohësi integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi i ka dalur në mbrojtje kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratës se “Kosova është bërë tokë e askujt”, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se intervista e Ramës është ematur dhe e mirë, duke thënë se argumenti i tij është të rivendos kontrollin NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikur që pamë sulmin terrorist në Banjskë.

"Tokë e Askujt Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën 'tokë e askujt' edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu 'tokë e askujt'. Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me 'rivendosë kontrollin' NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë pamë sulmin terrorist në Banjskë. 

Ka një tendencë me kriju një ndarje të thellë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo është e padobishme, e dëmshme. Sidomos duhemi me pas kujdes me i verifiku lajmet mirë dhe burimin e tyre parase me folë. E pashë që edhe figura të larta të Harvardit nuk i kishin kontrolluar mirë burimin dhe lajmin dhe kishin reaguar rreth kësaj. 

Ndoshta duhemi me tregu më shumë qetësi dhe maturi, me vepru pa emocione, dhe me identifiku çfarë na bashkon dhe na bënë më të fortë ne Prishtinë dhe Tiranë, dhe me e maksimizu atë pjesë... përderisa i minimizojmë ato fusha që mund të na bëjnë më të dobët dhe përqarë", shkruan ai. 

Pjesa nga intervista e Ramës për Financial Times: NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë.

Edi Rama, vendi i të cilit është anëtar i aleancës ushtarake, foli për Financial Times pasi paraushtarakët serbë morën peng një manastir në Kosovën veriore, duke marrë të paktën katër jetë, duke përfshirë atë të një polici etnik shqiptar.

“Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama. “[Kosova e Veriut] është bërë me kalimin e viteve një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 05/10/2023 11:28

    I nderuar Muharremi, asnje presje sja hek asaj qe thoni ju, edhe une Si qytetar i thjesht e kam thane le qindra her se veqams ne keti vite kosova udhehiqet nga magar et qe me shume ju pikon zemra per serbosllavise sesa ju dhem per Shqiperine e edhe me pak per veriun e kosoves sepse per keta magar kosova duhet te rikthyer aty Ku ishte mbi njeqind vjet e okupuar dhe ti shofin le mijera shqiptar ne burgjet e serbise Ku JO rrallher denimet e dhanuna ne serbi n'a i kumtonin pikrisht kjo pjelle,pjes e seciles ishin baba i mender presednike osmankes, pupovci e pupovcat tjer,baba i kryetarit te kqz-s,ministra e kshilltar te presednikes e kryeminister kurrcit, ptandaj veriu po se po ishte dhe eshte nen pushtetin e krimineleve por rreziku eshte qe e gjithe kosova te futet nene ket pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Keqardhje që Sara Gëzdari humbi zgjedhjet në Londër me partinë e gabuar të Sunak

Spahiu: Keqardhje që Sara Gëzdari humbi zgjedhjet në Londër me partinë e gabuar të Sunak