/ATSH/. - Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, eshte shprehur se ekipi gjerman mund të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se në ndeshjen e parë janë mundur 3-1.
Ai tha se të fitosh 2-0 në Allianz Arena nuk duhet të ndodhë një mrekulli, pasi në shumë ndeshje kanë treguar se mund të fitojnë me rezultat të thelle.
"Nuk mund të them se pse do të kalojmë me tej, por ende kam besim se ne mund ta bëjmë këtë. Një fitore 2-0 në shtëpi kundër Portos nuk do të ishte një mrekulli, tha Muller gjatë konferencës për shtyp.
"Nuk është e lehtë të përballesh me presionin, por unë e shoh në mënyrë tjetër dhe tek e fund kjo është vetëm një ndeshje futbolli".