Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller sjell modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai është kujdesur që të përdorë ngjyrat e flamurit shqiptar ndërsa në fushë të orës është gdhendur busti i Skënderbeut me ngjyrë ari.
“Vanguard Racing Skenderbeu” Edicion i Limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me Gjergj Kastriotin në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane”, shkruan kompania e orëve të famshme me seli qendrore në Zvicër.
Ende nuk dihet sa është çmimi i kësaj ore. Nuk ka munguar interesi i figurave publike për këtë orë, mes të cilëve është edhe reperi Capital T.
kajamor icatnon, jepja dhurat tparit t turkis icat sahat