Mumajesi: "Guxova kur bëra 
klipin, skenat ngjarje të vërtetë"

Mumajesi: "Guxova kur bëra <br />klipin, skenat ngjarje të vërtetë"
Tekstshkruesi më i goditur i këngëve shqiptare këtë here na vjen përmes një klipi. Edhe pse lidhjet me muzikën i ka të hershme, Endrit Mumajesi më këngën më të fundit ka bërë ‘boom’ në treg. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Endriti rrëfen të vërtetat e klipit si dhe mesazhin që kjo këngë përcjell.

“Reagimi njerëzve është më se i drejtë! I kam mikpritur kritikat, por është një e vërtet që doja ta përcillja tek njerzit. Është diçka e rëndë për syrin e shoqërisë shqiptare, por personazhet që janë në këngë nuk kanë moral sepse bëhet fjalë për një femër që tradhëton për një mashkull vrasës dhe skizofren, dhe një tjetër që është viktimë e rënies në dashuri me një femër të tillë”, tregon Mumajesi.

Kujtojmë që, videoklipi “Gun of Love” nga Endrit Mumajesi dhe Kris Breshani ka hapur debat për skenat e nxehta në të cilat shfaqet një çift, skena që nuk janë parë shpesh në videoklipet shqiptare.

Klipi juaj më i ri në bashkëpunim me Kris Breshanin me këngën “Gun of Love” ka hapur debat për skenat  e nxehta në të cilat shfaqet një çift. Si e shikoni ju këtë debat?

Reagimi njerëzve është më se i drejtë! I kam mikpritur kritikat, por është një e vërtet që doja ta përcillja tek njerëzit. Është diçka e rëndë për syrin e shoqërisë shiptare, por personazhet që janë në këngë nuk kanë moral sepse bëhet fjalë për një femër që tradhton për një mashkull vrasës dhe skizofren, dhe një tjetër që është viktimë e rënies në dashuri me një femër të tillë.

Pas publikimit shumë e kanë cilësuar si një klip me skena të tepruara, ndërsa Ermal Mamaqi e ka krahasuar me klipin e Jenifer Lopez, skena që i kanë munguar klipeve shqiptare...?

Kënga është produksion i Ermal Mamaqi Records. I janë sulur atij pse ka publikuar këngën time dhe kjo s’më pëlqen aspak. Është një peshë që duhet të vij mbi mua dhe jo mbi atë. Jo të gjithë e kanë kuptuar atë që kam dashur të them në këngë. Askush nuk është marrë me tekstin për të kuptuar dhe për të marrë përgjigjet që kërkojnë.

Klipi ka pas shumë komente dhe mbase edhe është gjykuar për skenat erotike që ka pasur, pse kjo zgjedhje?

Siç e thashë, janë vënë në jetë personazhe të tillë që s’kanë etik moral ose frena ku shfaqen në të tilla pamje. Nuk ishte aspak e lehtë për mua të bëja një klip të tillë.

Cili është mesazhi që kënga përcjell?

Arma dhe zemra nuk kanë dallim nga njëra-tjetra. Me armën mund të vrasësh dikë, mund të vetmbrohesh ose të vrasësh veten. E njëjta gjë ndodh dhe me zemrën, ku mund të vrasësh dikë duke e tradhëtuar, mund të vetmbrohesh duke mos dashur as-një ose mund të vrasësh veten duke dashur shumë. Pastaj mjafton të shikojmë fundin e klipit dhe mesazhi është i qartë.

Sa reale është ajo histori në këngë, ku pavarësisht se femra tradhton, në fund ajo del e fituar nga e gjithë historia për shkak se dy djemtë vrasin njëri-tjetrin?

Në vendin tonë ka ndodhur shpesh. E gjithë ngjarja në klip është bazuar në shumë histori të vërteta.

Pse zgjodhët këngën, ndërkohë që ju njiheni për tekstet e godituar?

Fakti që shkruaj tekste nuk vjen ngaqë jam ndonjë lexus i madh i librave, por vjen sepse kam kënduar me vite, por nuk kam dashur të dal si këngëtar për arsye sepse nuk ka qenë momenti dhe situata e duhur. Shumë mund t’iu duket e çuditshme, por nga unë nuk është një provë që të shikoj nëse mund të jemë pjesë e këngës, por unë do të jem pjesë e saj.

Nga kush inspiroheni kur shkruani një tekst?

Nga çdo gjë që shoh e dëgjoj ose përjetoj në momente të caktuara. 

A është muzika tashmë një aleat i fortë për të ecur në karrierën tuaj artistike?

Muzika është e gjithë dita ime. E gjithë dita ikën duke menduar subjekte të reja, këngë të reja, çdo minut ecën paralel me muzikë. Muzikën tashmë e kam profesion jo pasion.

Pas shijimit të suksesit të klipit do të kemi ndonjë surprizë në vazhdim në muzikë apo do ti përkushtoheni vetëm teksteve?

Është akoma herët të them sukses sepse më tepër po kritikohet dhe akoma s’janë marrë me atë çfarë unë kam përcjellë, por koha besoj do e tregoj dhe shpjegoj më saktë këngën dhe padiskutim që do ketë këngë të tjera nga unë.

endrit mumajesi

Shkrimi u botua në numrin (1 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)