Grupi anglez i rokut, Mumford & Sons, The Black Keys si dhe Fun kanë triumfuar në edicionin e 55-të të ndarjes së çmimeve “Grammy”, të zhvilluar në Los Angeles.

fituesit e cmimeve

Albumi “Babel” i grupit Mumford& Sons është cilësuar si albumi më i mirë i vitit.

fituesit e cmimeve

Gjithashtu është vlerësuar si kënga më e mire hiti “We are Young” e grupit Fun.

fituesit e cmimeve

Si produksioni më i mirë i vitit është shpallur “Somebdy That I used To Know” i australianit Gotye, i cili ka fitruar dhe dy çmime të tjera për albumin më të mirë të muzikës alternative dhe performancën më të mirë duo me këngëtaren Kimbra.

adele

Gjithashtu këngëtarja britanike Adele ka shtuar listën e çmimeve të saj për versionin më të mirë “live” me këngën “Set Fire To The Rain”. Ky çmim pason suksesin e jashtëzakonshëm që ajo arriti në edicionin e 2012-s të çmimeve Grammy, ku fitoi 6 çmime.

(b.t/shqiptarja.com)