‘Mund të arratiset dhe të prishë provat’, publikohet vendimi i Gjykatës së Lartë për Belerin! I infiltruari ‘Detari’: Më joshi vetë! Më tha ‘gjej vota për 50 €’

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë acarim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Mbajtja në burg për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit është konfirmuar edhe nga gjykata e lartë e cila në vendimin e gjykatës së lartë të datës 25 korrik 2023, të zbardhur tashmë, trupi gjykues shpreh dyshimet se Fredi Beleri mund të dëmtonte provat.

Ky fakt bazohet në zhdukjen e pajisjes ku memorizohen regjistrimet e kamerave të sigurisë në lokalin në pronësi të Fredi Belerit në Himarë ku u bë edhe pagesa e 40 mijë lekëve për votat e 8 qytetarëve më 12 maj.

Duke qenë se Dhionisios Alfred Beleri është zgjedhur Kryetar Bashkia Himarë, ka mundësi për të kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Nga procesverbali i datës 12.05.2023 në ambientet e lokalit, ku personat zhvillojnë takimet, ka pasur kamera të instaluara por nga kontrolli nuk është gjetur pajisja regjistruese dhe se ky fakt tregon se rreziku për të ndikuar në provat e çështjes është real.

Një tjetër argument, ka qenë rreziku që Beleri ti shmanget drejtësisë, siç bëri me dënimin e dhënë në vitin 2006, nga Gjykata e Vlorës me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste.

‘Ndaj Z. Dhionisios Alfred Beleri ekziston rreziku për t’iu shmangur procedimit penal apo të largohet. Edhe në gjykimin dhe dënimin e mëparshëm penal, nga i cili është deklaruar fajtor e dënuar përfundimisht me tre vjet burgim, i pandehuri i është shmangur për vite të tëra të ekzekutimit të vendimit të formës së prerë, duke u passjellë shuarjen e dënimit.’- thuhet në dosje.

Në vendim, citohet dëshmia e personit të identifikuar me emrin “Detari”, i cili denoncoi Belerin për pazare votash e më pas shërbeu si agjent i infiltruar për dokumentimin e rastit.

“Unë kam mësuar nga persona të ndryshëm, të cilët i njihja si miq të Fredi Belerit, i cili ishte kandidat për kryetar Bashkie në Himarë për partinë “Omonia”, u kishte ofruar disa miqve të mi lekë për blerjen e votës. Shtetasin Fredi Beleri e njihja prej 10 vitesh pasi unë kisha marrëdhënie biznesi me të, pasi vinte shpesh dhe blinte peshk tek unë për të furnizuar restorantin e tij. Nisur nga ky fakt unë kam shkuar për t’i çuar atij peshkun në vendin e quajtur “Potam” ku shtetasi Fredi Beleri qëndronte zakonisht. Vetë Fredi Beleri në bisedë e sipër më ka thënë vetë të gjeja vota në favor të tij dhe pasi t’i mblidhja të shkoja ta takoja dhe për çdo votë do të më jepte 50 euro për person dhe mua do të më ndihmonte për të bërë dokumente greke”.- thotë “Detari”, agjenti i infiltruar i dosjes “Beleri”.

Personi i identifikuar me kodin “Detari”, tregon se menjëherë pas takimit, shkoi në polici.  

'Unë i thashë se do t’i ktheja përgjigje dhe menjëherë kam ikur dhe duke parë se po kryhej një aktivitet i paligjshëm kam shkuar dhe kam takuar shefin e Komisariatit të Policisë Himarë E.A dhe i kam treguar të gjithë bisedën që kam bërë me Fredi Belerin. Unë konkretisht i kam treguar shefit të Komisariatit se Fredi Beleri më kishte ofruar lekë në këmbim të blerjes së votës dhe konkretisht ai më kishte kërkuar që unë të mblidhja vota në favor të tij dhe për këto vota ai do të më jepte nga 50 euro për secilën votë...”.- tregon “Detari”, agjenti i infiltruar i dosjes “Beleri”.

“Detari” kishte gjetur rreth 15 persona të interesuar për shitjen e votës, por më 12 maj, kur u takua me Alfred Kokaveshin, anëtar i shtabit të Belerit, të cilit i tregoi emrat, katër prej tyre u përjashtuan. Kokaveshi i tha se persona të tjerë kishin bërë marrëveshje me ata votues duke pranuar ti jepte nga 5 mijë lekë për votat e 8 personave, gjithsej 40 mijë lekë të reja. Pas dorëzimit të parave policia ndërhyri dhe arrestoi në flagrancë personat e përfshirë të cilëve u sekuestroi edhe listat e votuesve ku ndodheshin banorë të fshatrave të Himarës. Ata janë marrë në pyetje dhe kanë pranuar se persona të shtabit të Fredi Belerit u kishin kërkuar votën duke u premtuar nga 50 euro për person.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fakti: 10/09/2023 08:34

    1. Zhdukje pajisjes memorizuese. Zhdukje=qe ka ekzistuar me pare, para momentit te flagrances, por nuk eshte gjetur me pas nga organi procedural. Pyetje: nje operacion me te "infiltruar" minimalisht ka patur suport pergjimi telefonash dhe vezhgim te fshehte. Pra qe organizatoŕet dinin ose duhet te dinin ekzistencen e "pajisjes memorizuese" pozicionin e saj dhe normalisht edhe foto te saj. Ne te kunder, dyshimi shkon ne favor te te pandehurit dhe mbetet spekullim. Dhe me gjasa ska patur pajisje fare se po te ishte do qe sekuestruar me "flagrancen". Edhe sikur, prona dhe sendet private te te dyshuarit nuk perbejne prove imagjinare. 2. Detari ka "mesuar nga persona te ndryshem" qe i njihte si "miq" te te dyshuarit se u kishte ofruar "disa miqeve" te "detarit" per te blere voten???!!! Pra ndersa punon si peshkatar ne fakt peshkon neper miqte e te dyshuarit...nga te cilet ka mesuar se i dyshuari ofronte .... miqve te vete peshkatarit!!! Komplet jashte faze. Ofronte leke per te blere! 3."Nisur nga ky fakt" pra qe kishte mesuar nga miq te te dyshuarit qe miq te detarit u ishte ofruar per te blere vota - dhe drejt e ne Potam per tu vetofruar. Pra detari as nuk i eshte ofruar, as eshte kontaktuar porse me iniciative ka shkuar per te "peshkuar". Ndonese kishte marre dijeni per vepra te ndryshme dhe renda penale, meqe kishte mesuar nga persona te ndryshem, miqte e te dyshuarit, qe miqve te vet, detarit, u ishte ofruar, ai nuk vendos te njoftoje organet kompetente ....por dreq e ne Potam! 4. Vetem kur ka takuar te dyshuarin dhe ky i ka ofruar per te blere (njeri thote peshk tjetri vota) atehere pikerisht ka kuptuar detari qe po kryhej nje aktivitet kriminal. Dhe ne dallim nga miqte e tij, qe u qe ofruar leke, detarit tone i qene ofruar euro! 5. Menjehere ka ikur dhe dreq e...jo dosido por vete Shefi Kom! Dhe jo per te kalzuar krim por per te biseduar ca, si e qysh kishte llafos me te dyshuarin. Dhe cfare ben? Vazhdon dhe gjen nja "15 veta" !!! Dhe 5 i kishin perjashtuar se "te tjere kishin marreveshje"? Se kush, detarit i ka interesuar vetem i dyshuari.

    Përgjigju
  • mashgtrimi dhe drejtesia dhe gnejshtart: 10/09/2023 03:08

    dmtrh sjati rastesisht. kish degjuar nga miq qe ku donte vota, vajti tek restoranti me kete ide, i shtytur apo jo , por vajti vet pasi kish degjuar nga miqte e tij, qe duhet te thote emrat kush jan ne gjykate qe bejleri blinte vota, ndryshe genjen dhe do denohet per mashtrim. dhe genjshtre gjykates. dmth ku e dinte qe me perpara qe ish nje veprim i paligjshem dhe vajti aty, avokatet e bejlerit duhet te demostrojne qe para se te bente trafik, vajti te kyente nje veper penale, pasi e dinte qe perse po vente, pastaj vajti tek sh kom se himares. Mashtrues oridiner ne kufijte e vepres penale q do e vleresoj prokurori perpos mbrojtjes

    Përgjigju
  • Iris: 10/09/2023 02:06

    Beleri i kishte kerkuar /Detarit/ t'i gjente vota e do t'u jepte 50 euro te shit-blereve dhe ketija do t'i rregullonte dokumentat greke;Trump i kerkoi sek.te shtetit te Georgias,Raffensperger t'i gjente 11.779 vota qe te permbyste rezultatin! Trump po shkon drejt gjyqit,kurse Greqia kerkon qe t'ua lirojme e t'a betojme Belerin!!!!

    Përgjigju
  • Turi: 09/09/2023 21:49

    Ore nje pyetje kam une: si ka mundesi qe ky paska qene i denuar i formes se prere dhe jo vetem qe ska ber burg por kqz i paska dhene dhe leje te kandidoj? Ka mundesi te ma shpjegoj njeri?

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 09/09/2023 21:24

    OK,GJL. 1.Vendimi më i drejtë në 33 vite në drejtësinë Shqipëtare.Po kështu si dhe GJK për DETIN në 2009. 2.F.Beleri Kollon e 5 e grekut duhet të dënohet me 25 vite burg..duke paguar 4ë gjitha krimet që ka bër..AI DHE QEVERIT GREKE NË 80 VITE kundra Shqipërisë si: • Provokimet e 2 gushtit 1949 • Vrasja e 2 ushtarakve tan në Peshkëpi,duke kën kryesuesi bandës Beleri.. • Mbajtja e ligjit luftës në fuqi.. • Mohimi problemit ÇAM.. •Falja e detit nga SaliGërdalla.. •Falja e tokave për vorreza të ushtarëve Grek të vrarë në tokën tonë.. • Pranimi Janullës 92 nga Saliqëni në krye të Kishës tonë.. • Terrorizmi i Kacifasit Grek në bularat..! 3.Nëse ndonjë trup gjykues do nxjerr Belerin nga burgu..DUHET TË SHKRIHET..! 4.GJL duhet të anulloi vendimet e mëparshme për 21 JANARIN 2011 dhe tja kaloi SPAK+GJKKO për gjykim e vendim për URDHËR-vrasësin Sali..për dënimin e tij me 25 vite burg e sekuestro pasurisë..!

    Përgjigju
  • 12345: 09/09/2023 18:35

    Beleri fitoi ...fitore paster fare ...

    Përgjigju
  • Doktori: 09/09/2023 17:55

    Ky po hante pilaf me fasule në mesnatë, evrot që ja kishte dhënë greku ky i përdorte si letër higjienike kur të shkonte në WC pasi fasulet shqiptare prodhojnë shumë gazra.

    Përgjigju
    • Tani: 09/09/2023 21:47

      Hahahahhaha e drejte

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri