Mund të fitosh shumë beteja, por jo atë me pleqërinë

Mund të fitosh shumë beteja, por jo atë me pleqërinë

Joe Biden

Presidenti Biden i jep fjalën Zelenskyt por të pranishmëve u thotë se do të ngjitet në foltore presidenti Putin. Pak orë më pas, duke folur për zëvëndës presidnten Harris, ngatërrohet prap dhe e quan Trump. Këto dy lapsuse u bënë dje lajm botëror dhe përsëriteshin e ripërsëriteahin jo vetëm nga mediat tabloide por edhe nga ato më prestigjozet.

Biden është i njohur prej kohësh për gafa dhe lapsuse të kësaj natyre. Por dy njera pas tjetrës dhe kaq të rënda nuk kishin bërë vaki. Vëmendja e shtuar mediatike shpjegohet sidomos me faktin se demokratët janë të ndarë: një pjesë e tyre kërkojnë që Biden, pas paraqitjes shumë dobët në debatin e parë me Trump, t’i hap rrugë dikujt tjetër për garën presidenciale se, sipas tyre pleqëria e presidentit ka përparuar shumë më tepër seç pritej.

Lapsuset e djeshme të Biden mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Një froidist mund të thoshte se, kur presidenti flet për zëvendësen e tij por e quan Trump, dëshmon se ka një dëshirë të madhe e të papërmbajtur që Trump të jetë pas e posht tij në garën e ethëshme elektorale.

Një tjetër interpretim froidist mund të ishte: kandidatura e parë që mund ta zëvëndësonte Biden, nëse se ky do të tërhiqej nga gara, do të ishte Kamala Harris. Diku në thellësi të tij ajo paraqitet si kërcënim, mbase po aq kanosës sa Trump, ndaj nënvetdija e Biden i shkrin e i ngatërron, paçka se njerin e ka kundër dhe tjetrën përkrah.

Afërsisht në semantika të tilla do të ishte edhe interpretimi froidist i lapsusit ‘Zhelenski - Putin’. Nënvetdija e presidentit Biden do të donte një Zhelensk shumë më të fuqishëm etj. etj.

Interpretimi i lapsuseve nga këndvështrim froidist rezulton sot tejet subjektiv e i pasigurt dhe pothuajse jashtë përdorimit në rrafsh shkencor. Vendin e tij e kanë zenë interpretimet nga këndvështrime psikolinguistike, të psikologjisë konjitive etj.

Kjo e fundit psh fokusohet në mënyrën se si njerëzit i perceptojnë, arsyetojnë dhe i zgjidhin problemet. Nisur nga ky këndvështrim Biden mund t'i ketë ngatërruar emrat jo si pasojë e konflikteve të pavetdijshme, por për shkaqe  kokrete si lodhja, shpërqendrimi, frika se mos gabon dhe u jep armë plus kundërshtarëve etj.

Ndruajtja se mos bën gafa, do të thoshte psikologu konjitiv, e përqëndron vemendjen në rrafshin e sjelljes dhe paradoksalisht ul vëmendjen për emra dhe fakte të tjera elementare. Kështu njeriu, kundër vullnetit të vet bën atë që mundohet të shmangë. Është afërsisht si në rastet kur nuk mban dot të qeshurat gjatë varrimit të dikujt.

Nga çdo pikvështrim që t’i analizosh dy lapsuset e djeshme të presidentit Biden, i njëjti faktor shfaqet në të gjitha: lodhja dhe rënia e fuqive mendore si pasojë e përparimit të pleqërisë. Këtë kishte parasysh edhe aktori i famshëm George Clooney, kur po dje deklaronte: E admiroj presidentin Biden, gjatë katër vjetëve të fundit i ka fituar shumë nga betejat që ka ndërmarrë. Por një betejë, atë me moshën nuk mund ta fitojë. Askush nuk e arrin dot këtë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PerM: 14/07/2024 04:50

    Ja e the ti moreeeee moreeeee

    Përgjigju
  • Max: 14/07/2024 01:01

    Ahahaha o Çapajev komunisti. Ti ske thënë një gjysmë fjale për keq qeverisje qe po e plaçkit këtë popull e vënd këtu e ngeli usa të bësh ti analiz. Ytttt racë e poshtër

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja