Princi George, djali i Kate dhe William, mund të jetë pretendent i fronit, por këtë verë do t’ia nisë nga puna dhe do t’i fitojë vetë paratë. George do të kujdeset për kafshët e fermës “Anmer Hall”. Ai do t’i ushqejë ato.

Ndonëse vijnë nga familje mbretërore, dy prindërit kujdesen që t’i mësojnë djalin të tyre të punojë.

George i ka pasion kafshët, madje në 2020-ën, ai organizoi një panair ku shiteshin ëmbëlsira për të mbledhur fonde për faunën e savanës. George do të zgjohet herët në mëngjes dhe do të ushqejë kafshët e fermës, në këtë mënyrë do të fitojë para.