'Mund të ketë fytyra të reja', Zabaleta para listës së Kombëtares: Shqiptarët si amerikano-latinët

'Mund të ketë fytyra të reja', Zabaleta para listës së Kombëtares: Shqiptarët si amerikano-latinët

Pablo Zabaleta

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 17 dhe 20 qershor me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024, me sfidat që vlejnë për grupin E. Humbja në ndeshjen e parë me Poloninë është lënë pas, me kuqezinjtë që kërkojnë fazën finale të Europianit të Gjermanisë. Për kanalet e komunikimit të FSHF-së, ndihmëstrajneri i tanëve, Pablo Zabaleta ka treguar muajt e kaluar në vendin tonë dhe punën krah Sylvinhos.

"Më duhet të them se rrugëtimi ka qenë i pabesueshëm, ne erdhëm me Silvinjon për herë të parë këtu në janar. Ka qenë një eksperiencë e bukur të them të drejtën, në çdo drejtim. Kompleksi i ri stërvitor, zyrat, qyteti i Tiranës, sepse ne kalojmë shumë kohë këtu në Shqipëri. Moti, ushqimi i mirë, njerëzit na kanë dhuruar një kohë të shkëlqyer në Shqipëri. Shpresojmë të vazhdojmë ta shijojmë këtë eksperiencë dhe kemi disa ndeshje para nesh, por eksperienca e kaluar këtu deri më tani ka qenë shumë e mirë. Kalojmë orë të tëra duke punuar në zyrë, duke parë videot e lojtarëve, sepse duam t’i njohim edhe më mirë lojtarët shqiptarë. Para se të vinim njihnim disa prej tyre, por duhet të përgatisnim një listë të madhe me emrat 40 apo 50 lojtarëve, jo vetëm me ato që luajnë jashtë, por edhe të kampionatit shqiptar", tha Zabaleta.

Më pas ndihmëstrajneri i Kombëtares foli edhe për ndeshjen debutuese, të humbur 1-0 me Poloninë për kualifikueset e Euro 2024.

"Kemi udhëtuar në Itali, Angli apo Spanjë për t’u takuar me të gjithë lojtarët dhe më pas kur erdhi ndeshja me Poloninë 10 ditë para sfidës ne përzgjodhëm 23 lojtarët që menduam se ishin të duhurit për atë ndeshje. Ka qenë diçka shumë e bukur, kemi punuar të paktën për 10 ditë me lojtarët dhe ka qenë e mrekullueshme. Është diçka ndryshe se kur i ke lojtarët këtu në Tiranë punon me ta shumicën e kohës në fushë, nuk je gjithë kohës duke punuar në zyrë, dhe ndërveprimi mes lojtarëve dhe stafit teknik para Polonisë ishte shumë i mirë. Për fat të keq, nuk morëm pikë ndaj Polonisë, por mendoj se paraqitja jonë ishte shumë e mirë", vijoi argjentinasi.

Veç tyre, Zabaleta u ndal te ngjashmëria që kanë tifozët në Amerikën-Latine me pasionin për futbollin në Shqipëri.

"Mesazhi im për tifozët shqiptarë, uroj që ata të shijojnë një ndeshje të bukur, kemi shumë nevojë për ta, duhet të krijojmë një atmosferë në stadium. Kam parë derbin e kryeqytetit dhe disa ndeshje të tjera në Shqipëri, dhe kam kuptuar që tifozët në Shqipëri janë të ngjashëm me ata të Amerikës Latine, shumë të apasionuar pas futbollit", tha mes të tjerash Zabaleta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi