Paralajmërimi i dy zyrtarëve të lartë të Mbrojtjes të Suedisë për tu prëgatitur për luftës ka shkaktuar shqetësim dhe akuza për alarmizim.
Ministri i Mbrojtjes Civile Carl-Oskar Bohlin tha në një konferencë të mbrojtjes "mund të ketë luftë në Suedi".
Mesazhi i tij u mbështet më pas nga komandanti i përgjithshëm ushtarak Gjeneral Micael Byden, i cili tha se të gjithë suedezët duhet të përgatiten mendërisht për këtë mundësi.
Megjithatë, politikanët opozitarë kanë qenë kundërshtues lidhur me tonin e këtyre paralajmërimeve.
Ish-kryeministrja Magdalena Andersson i tha TV suedez se ndërsa situata e sigurisë ishte serioze, "nuk duket sikur lufta është jashtë derës".
Organizata për të drejtat e fëmijëve Bris tha se kishte marrë shumë telefonata shqetësuese nga të rinjtë që kishin parë raportimet ose postime në TikTok që flisnin për këtë.
Deklaratat e ministrit, ndonëse janë konsideruar të errëta, po konsiderohen si thirrje zgjimi për suedezët.
Pas gati dy shekujsh paqe, Suedia është shumë afër anëtarësimit në NATO, pasi po e pret dritën e gjelbër nga parlamenti turk e pastaj edhe nga Hungaria
Ministri suedez i mbrojtjes civile tha se qëllimi i tij nuk ishte që njerëzit të humbisnin gjumin, por të ndërgjegjësoheshin se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Ai u bëri thirrje autoriteteve lokale, planifikuesve të emergjencave dhe individëve që të përgjigjen.
"Nëse ka një gjë që më mban zgjuar natën, është ndjenja se gjërat po ecin shumë ngadalë," tha zoti Bohlin në konferencën e Shoqërisë dhe Mbrojtjes të dielën.