Pas u tërhoq nga marrëveshja për të blerë 'Twitter', Elon Musk mund të përfundojë në gjyq për prishje të marrëveshjes paraprake. Elon Musk ka publikuar një meme në rrjetin e tij social, në të cilën ‘tallet’ me gjigantin e mediave sociale 'Twtter'.
“Në fillim ata më thonin se nuk mund ta blija Twitter-in
Pastaj ata nuk pranuan të më jepnin disa informacione
Tani ata duan të më ‘detyrojnë’ përmes një vendimi të gjykatës t’a blej Twitter-in
Tani më thonë kemi informacione për të të dhënë në gjykatë”, shkruhet në meme.
Dy ditë më parë Elon Musk u tërhoq nga marrëveshja 44 milionë dollarë për blerjen e 'Twitter'-it, pasi kompania nuk i dha të dhëna për t’i dhënë informacion të mjaftueshëm mbi numrin e llogarive false në këtë platformë. Por sipas Musk, 'Twitter' nuk ia ka vendosur në dispozicion. 'Twitter' tha se do të padiste Musk në mënyrë që ai t'i përmbahej kushteve të marrëveshjes.
Ky është zhvillimi më i fundit i një sage mes njeriut më të pasur në botë dhe një prej platformave më me ndikim të medias sociale. Pjesa më e madhe e dramës është zhvilluar në 'Twitter', ku zoti Musk, i cili ka rreth 100 milionë ndjekës, është ankuar se kompania nuk po arrinte të përmbushte potencialin e saj si një platformë e fjalës së lirë.