Pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe është më e fuqishmja në botë, pasi sipas një studimi të ri, mbajtësit e saj mund të udhëtojnë pa procedura të veçanta në 180 vende të botës.
Gjatë pandemisë, Emiratet e Bashkuara Arabe shmangën bllokimet e përgjithshme të vendosura në shumë vende, duke u fokusuar në masa më të buta si mbajtja e maskave. Kjo politikë tërhoqi vizitorë nga e gjithë bota, të cilët donin të shmangnin masat e rrepta kufizuese të aplikuara në vendet e tyre.
Kështu, sipas të dhënave të "Arton Capital", një mbajtës i pasaportës së Emirateve të Bashkuara Arabe sot ka akses në 7 vende më shumë se pasaportat evropiane të Gjermanisë apo Suedisë dhe 9 më shumë se pasaporta japoneze.
Megjithatë, Indeksi i Pasaportave të “Arton Capital” tregon se top 10 pasaportat më të fuqishme në botë dominohen nga vendet evropiane.
Në kategorinë e parë janë Emiratet e Bashkuara Arabe pasohen nga Gjermania, Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Spanja, Franca, Italia, Holanda, Austria dhe Suedia, të cilat së bashku me Korenë e Jugut u japin akses të lehtë 173 vendeve.
Në kategorinë e tretë janë Danimarka, Belgjika, Portugalia, Norvegjia, Polonia, Irlanda, SHBA dhe Zelanda e Re, me akses në 172 shtete.
Në kategorinë e katër përfshihen: Greqia, Çekia, Hungaria, Japonia, Britanina e Madhe dhe Australia , pasaportat e të cilave ofrojnë akses të lehtë në 171 vende.
Pasaporta e Afganistanit mbetet më pak e 'dobishme' në botë.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
43.6%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7799
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze
16 Dhjetor 2024, 14:31
-
Formula 1 mbyll sezonin 2024, McLaren fiton titullin për konstruktorë! Leclerc garë monumentale, Hamilton largohet nga Mercedes
8 Dhjetor 2024, 16:23
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor 2024, 16:51
-
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë! Investime në vendin tonë dhe rajon
12 Nëntor 2024, 14:22
-
Sulmi në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara në Khartoum, Rama: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare
2 Tetor 2024, 16:45
-
Zyrtare/ Vllaznia përfiton 200 mijë euro dhe mban një pjesë të kartonit, Rejan Alivoda bëhet ‘sheik’
24 Shtator 2024, 11:27
-
Vllaznia shet lojtarin e Kombëtares në Arabi, 200 mijë euro në arkat e shkodranëve
20 Shtator 2024, 09:15
-
Drafti i ri/ Do ndryshojnë rregullat! Hiqet leja e qëndrimit në Shqipëri për shtetasit e BE-së! Ja si do marrin pasaportën punëtorët dhe investitorët e huaj! Rregullat dhe kriteret (E PLOTË)
5 Shtator 2024, 18:48
-
Kërkesat në rritje për pasaporta e ID biometrike, zyrat e IdentiTEK të hapura edhe gjatë të shtunave
18 Gusht 2024, 22:42
-
Ligji i ri gjerman për shtetësinë, avokatja tregon risitë: Kushtet që duhen plotësuar dhe ndryshimet që sjell për fëmijët që lindin atje! Ç’duhet të dinë shqiptarët
9 Korrik 2024, 09:01
-
Më 27 qershor hyn në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja kushtet që duhen plotësuar
27 Qershor 2024, 08:48
-
Në kërkim për plagosje e drogë, arrestohen dy shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë, pritet të esktradohen (Emrat)
22 Maj 2024, 11:22