Mund t'i marrë kreun në fundjavë, trajneri i Juventusit Allegri provokon Interin: Po ndjekim hajdutët

Juventus po tregohet i frikshëm këtë sezon të Seria A. Në ndeshjen e fundit të javës së 20 të kampionatit, ‘zonja e vjetër’ fitoi pastër 3-0 kundër Sassuolos, duke e çuar sërish në 2 pikë diferencën me Interin kryesues.

Në këtë përballje shkëlqeu Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, i kritikuar shpesh gjatë këtij sezoni, fillimisht zhbllokoi shifrat me një supergol nga disfatanca në minutën e 15. Më pas, i njejti autor, do ekzekutonte mjeshtërisht një goditje dënimi për të dyfishuar aavantazhin.

Sassuolo e dobët për të reaguar pësoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë, të realizuar nga Chiesa. Në të tre episodet portiere Consigli mund të kishte bërë më mirë, por në fund ato që vlejnë janë 3 pikët për Juventusin. Zonja e vjetër në fundjavë mund të marrë kryesimin e Seria A kur të përballet në transfertë me Lecce-n, pasi Interi i vendit të parë ndodhet në Arabinë Saudite për ndeshjet e Superkupës së Italisë dhe do jetë pushim në kampionat.

Për të ndezur më shumë garën, që është mes dy skuadrave historikisht rivale dhe jo më kot ndeshje mes tyre quhet derbi i Italisë, mendoi trajneri i Juventusit Masimiliano Allegri. I pyetur pas fitores me Sassuolon për titullin ai ironizoi Interin duke pohuar se ‘hajdutët po tentojnë të ikin, por rojet janë duke i ndjekur’. Kjo frazë merr shumë kuptim në një kohë kur Interi është akuzuar për favore që arbitrat mund ti kenë bërë në disa episode.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 17/01/2024 14:36

    PO KA ME MAFIOZE HAJDUTE SE RUBENTUS...QE DO TA PERJASHTONIN PERGJITHMONE NGA FUTBOLLI NESE NUK DO TE KISHIN PATTEGIUAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja