Mijëra maturantë nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, pavarësisht mesatares së lartë.
Kjo ka ardhur pasi këtë vit një kandidatë shpallej fitues në shumë degë, nëse kishte mesataren dhe notat e disa provimeve të larta.
Por sa mundësi do të kenë maturantët në raundin e dytë?
Në datën 11 shtator do të shpallet lista përfundimtare e fituesve e raundin të parë.
Nga data 13 deri në 20 shtator do të bëhet regjistrimi i fituesve. Çdo maturant mund të zgjedhë që të qëndrojnë përfundimisht tek ajo degë që ka fituar, ose të vazhdojë konkurrimin, për një degë tjetër.
Edhe ata maturantë që kanë fituar në një nga universitetet private, duhet të regjistrohen, në të kundërt humbasin shansin për të vijuar konkurrimin.
Në datën 20 në mbrëmje pritet të publikohet lista e fituesve e raundit të dytë.
Nga kjo listë do të hiqen emrat e atyre maturantëve fitues që nuk janë regjistruar në asnjë degë, si dhe e maturantëve që kanë fituar në shumë degë, por që janë regjistruar vetëm në një.
Burime nga Universiteti i Tiranës bëjnë me dije se do të jenë shumë vende të lira. Kjo për shkak se ende pa filluar regjistrimi, janë më shumë se 1 mijë kuota të lira, pasi ka kandidatë që kanë fituar në disa degë.
Vetëm në Fakultetin Ekonomik janë 300 kuota të lira, pa filluar regjistrimi i fituesve dhe pritet që të shtohen kuotat që do mbeten bosh.
Kjo do të thotë se mundësitë për në raundin e dytë, janë të mëdha për maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë. Por edhe në këtë raund pritet të kenë ankesa.
Në raundin e dytë, një kandidatë mund të fitojë disa degë, duke bërë që shumë maturantë të tjerë, të mos fitojnë. Për këtë arsye do të jetë raundi i tretë, ku do ti jepet mundësi të gjithë maturantëve që nuk kanë fituar asnjë degë.
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.3%
-
Trump
50%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14