Mundet Kosova. Ndeshja përfundon
me rezultatin 2 me 1 për Islandën 

Mundet Kosova. Ndeshja përfundon<br />me rezultatin 2 me 1 për Islandën 
Mundet me rezultatin 2 me 1 Kosova në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër. Islanda ka arritur të fitojë me dy gola të shënuar që në pjesën e parë.
 
Golat për Islandën janë shënuar nga Bjorn Sigurdarson në minutën e 25 dhe në minutën 35 nga pika e bardhë e penalltisë ka shënuar Gylfi Sigurdsson.
 
Por në pjesën e dytë ekipi kosovar është rikthyer më fuqishëm, ku ka shënuar në minutën e 53 me anë të Atdhe Nuhiut. Ekipi kosovar nuk ka mundur të arrijë barazimin pavarësisht rasteve të shumta që ka pasur.
 
Kosova ka zbritur në fushë me këtë formacion: Ujkani, Perdedaj, Kololli, Pnishi, Shala, Rashica, Besart Berisha, Amir Rrahmani, Valon Berisha, Kryeziu dhe Nuhiu.
 
Në Shkodër për të ndjekur ndeshjen kanë udhëtuar mijëra tifozë nga Kosova, por edhe vende të tjera të Europës, ndërsa siguria është maksimale.

Goli i shënuar nga përfaqësuesja e Kosovës min 53



Goli i dytë i shënuar nga përfaqësuesja e Islandës min 35


Goli i parë i shënuar nga përfaqësuesja e Islandës min 25



Festa e tifozëve në Shkodër
Pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova luajnë në të njëjtën ditë dhe orë kjo nuk ka penguar tifozë të shumtë nga Kosova të jenë të pranishëm në Shkodër për të ndjekur përfaqësuesen e Kosovës në përballjen ndaj Islandës.
 
Pak orë para ndeshjes, në festë si zakonisht, tifozët kosovarë besojnë në një rezultat pozitiv të Kosovës ndaj Islandës.
 
Madje, ka prej atyre që besojnë se ndaj Islandës mund të vijë edhe fitorja e parë e Kosovës në këto ndeshje eliminatore.
 
Por, ato nuk harrojnë ti urojnë suksese edhe Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Italisë.
 
Itali - Shqipëri dhe Kosovë - Islandë luhen në orën 20:45, ku Kosova ndeshjen e saj si vendase e luan në stadiumin "Loro Boriçi" të qytetit të Shkodrës.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë