DURRËS - Prej disa ditësh në redaksinë e A1 Report qytetarë të Durrësit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e ujit të pijshëm. Situata sipas denoncimeve të bëra në A1Report, është vështirësuar ditët e fundit për shkak të rritjes së temperaturave, thatësirës dhe shtimit të popullsisë në këtë sezon turistik.

Lidhur më këtë shqetësim ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë dhe iu bën thirrje atyre që të kursejnë në maksimum ujin e pijshëm.

Kjo ndërmarrje u bën apel qytetarëve të mos e përdorin ujin në këtë periudhë, për larjen e automjeteve, rrugëve apo vaditjen e tokave. Po ashtu UKD paralajmëron se do të ketë një inspektim për ata që kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjet.

Sipas ujësjellësit prej dy muajsh në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe është vënë në punë edhe pompa e nëntë, duke prodhuar aktualisht sasinë maksimale të ujit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)