9 karburante janë gjobitur në fund të 2016-s, për shkak se nuk kanë respketuar rregullat për tregtimin e naftës dhe benzinës. Inspektorati Shtetëror Teknik bën me dije se shkak i inspektimeve ka qënë pasjijet të cilat hedhin naftën dhe benzinën tek makinat.

Nga tabela e Gjobave të piblikuar nga ky inspektorat bie në sy se janë marrë masa duke filluar nga 50 mijë deri në 1.5 milionë lek të reja. 

Karburantet që janë gjobitur ndodhen në qytete të ndryshme, si Shkodra, Vlora, Fieri, Lezha por edhe Korça.

Gjobat janë vendosur se disa prej pikave të karburanteve mbushin bombola gazi jashtë kushteve teknike, siç parashikon ligji, por edhe për mosplotësimin e kushteve për tregtimin e naftës dhe benzinës.