'Mungesa e Dwamenas ndikon', Abilaliaj si trajner: Partizani do tri pikët, Hoxha mungon

'Mungesa e Dwamenas ndikon', Abilaliaj si trajner: Partizani do tri pikët, Hoxha mungon

Arbër Abilaliaj, trajneri i Partizanit

Egnatia dhe Partizani do riluajnë nga minuta e 24-t ndeshjen e javës së 13-të të Superligës mes tyre. Të enjte (nesër) duke nisur nga ora 13:30 të dyja skuadrat do dalin në fushë për të vijuar pjesën e mbetur të lojës në "Arena Egnatia" të Rrogozhinës. Kujtojmë se sfida u zhvillua në 11 nëntor, teksa rrëzimi në fushë i Dwamenas dhe humbja e jetës së ish-kapitenit të Egnatias të shokonte protagonistët dhe të shtynte kampionatin.

Në prag të sfidës, tanimë trajner i emëruar i Partizanit, Arbër Abilaliaj foli për mediet. Ai tha se do jetë një sfidë e vështirë që vjen shpejt. 37-vjeçari shtoi se cilësitë e Dwamenës diheshin dhe kjo do ndikojë te kundërshtari. Për Partizanin do jetë jashtë portieri dhe kapiteni Alban Hoxha për shkak të operimit prej dëmtimit. Egnatia dhe Partizani kanë nga 26 pikë dhe ndajnë kreun e Superligës, me "Demat" që kanë një ndeshje më pak.

"Sa e vështirë do të jetë ndeshja me Egnatian?

Patjetër që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë , jo normale. Si unë ashtu edhe lojtarët në periudhën që kemi luajtur futboll nuk kemi hasur një eksperiencë të tillë. Mendoj që psikologjikisht patjetër do jetë e vështirë. Nuk do të dëshiroja që ta zhvillonim ndeshjen e ndërprerë kaq shpejt , gjithsesi një gjë është e sigurtë besoj përveç atij ngëërçit ndoshta të minutave të para gjithë pjesa tjetër pastaj do të jeetë një ndeshje e bukur për tu parë dhe për tifozët që do të jenë nëë stadium.

Ndjesia juaj si ndeshja e parë tashmë zyrtarisht si trajner i Partizanit?

Të them të drejtën nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë . Eshtë vazhdë e punës që kemi bërë gjatë gjithë këtyre javëve. Jemi të gjithë të pëeqendruar nga unë i pari të përqendruar për të bërë më të mirën , për të përgatitur këtë ndeshje në të gjitha detajet e saj dhe patjetër dëshira është që të marrim 3 pikët e plota.

Përveç Alban Hoxhës do ketë ndryshime nesër skuadra?

Përveç Albanit nuk duhet të kemi ndryshime të tjera. Protokolli, pra formacioni është i njëjtë. Për Albanin kemi qenë të detyruar pasi pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale duke pasur parasysh që ndeshja luhet pas një distance afro 2 javësh janë gjëra që mund të ndodhin.

Vetëm dje në mbremje janë afruar dy lojtarët që ishin pjesë e ekipit kombëtar U-21. E përsëris është një situatë jo normale. E rëndësishme është të ecim përpara , ne I kemi edhe njerëzit edhe forcat për ta përballuar këtë ndeshje siç duhet. Keqardhje që një ndeshje kaq e rëndësishme u dëtyrua të zhvillohet në kushte të tilla , ndoshta me ngarkesë psikologjike por edhe me disa anomali përsa i përket zëvendësimeve apo protokollit, gjithsesi e përsëris të gjithë njerëzit që do zbresin në fushën e lojës si nga njëri krah ashtu edhe në krahun tjetër besoj që do e përligjin interesin e kësaj ndeshje.

Orari i ndeshjes i papërshtatshëm?

Duke pasur parasysh ndoshta edhe kushtet e stadiumit për shkak të ndriçimit nuk e lejojnë këtë gjë. Gjithsesi ishte një kostatim që unë e bëra edhe përpara ballafaqimit të parë. Panvarësisht luhet në orën 13:30 apo në orën 18:00 edhe ashtu si nisi ato 24 minutat e para ishte një ndeshje që ishte shumë e pëlqyeshme për të gjithë të pranishmit në stadium.

Çfarë Egnatia prisni?

Pres një Egnatia më agresive. Pres një ekip i cili të jetë më kompakt dhe një ekip i cili normalisht të jetë më i vendosur në fushën e lojës për të bërë rezultat. E thash edhe një herë e kemi analizuar kundërshtarin pasi kemi patur edhe kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë gjë dhe kemi marrë masat në këtë drejtim.

Sa ju favorizon mungesa e Duamenës?

Mendoj se për kualitetin e tij të gjithë kemi rënë dakord. Në momentin që humb një futbollist të tillë, patjetër që është një minus për Egnatian. Kjo gjë është më se evidente dhe nuk diskutohet. Por kjo u takon drejtuesve të Egnatias që të marrin masa. Sa i përket ekipit tonë, patjetër është një favorizim duke pasur parasysh se u mungon golashënuesi më i mirë në skuadër. Por pres një kundërshtar më kompakt se kur ishte Duamanea pjesë e Egnatias.

Rregullat mjekësore?

Në historikun e klubit Partizani, me sa di është shmangur ardhja e Duamenës për shkak të rregullave strikte që kanë bërë drejtuesit. Stafi mjekësor është marrë me këto gjëra. Nuk mund ti thoja jo një kualiteti siç ishte Duamena, por te rregullat mjekësore nuk ka vend për diskutim. Ndaj përgjigja e çdo pyetje në lidhje me sulmuesin e tregon vetë historiku i situatës së Duamenës. Për këtë arsye Duamena nuk u bë pjesë e Partizanit, por firmosi tek Egnatia", tha Abilaliaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik