KUKES - Vetëm rreth orës 20:45 minuta është kthyer energjia elektrike në rrethin e Kukësit, për pasojë banorët që bllokuan autostradën Kukës-Morinë për më shumë se 4 orësh janë shpërndarë dhe kanë lejuar kalimin e automjeteve normalisht.
Rreth 700 banorë kanë bllokuar autostradën Kukës-Morinë, duke protestuar për mungesën e energjise elektrike. Në protestë kanë qenë banorët e komunave Shtiqen, Tërthore, Bushat dhe Bica në rrethin e Kukësit.
Një qytetar nga Kosova, Gani Kadriu në lidhje telefonike për A1 Report shprehet shumë i shqetësuar për këtë bllokimi të rrugës, pasi janë 20 autobuzë që presin në rradhën e gjatë.
Kadriu tha se situata është tepër kritike dhe në autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë ka fëmijë dhe njerëz që janë të sëmurë.
Gjithashtu në autostradë janë të bllokuar edhe dhjetëra makina, ndërkohë që banorët shprehen të vendosur për vazhdimin e protestës, deri në ardhjen energjisë elektrike.
Policia e cila ndodhet rreth 100 metra larg protestuesve akoma nuk ka ndërhyrë për zhbllokimin e rrugës, apo për zgjidhjen e kësaj situate.
BANORET BLLOKOJNE AUTOSTRADEN
Ora 16: 30 Që prej orës 16:00 rreth 700 protestues mbajtën të bllokuar autostradën Kukës-Morinë, duke kundërshtuar mungesën e energjisë elektrike nga kompania CEZ Shpërndarje.
Gjithashtu protestuesit kanë bllokuar edhe aksin rrugor Kukës-Shishtavec dhe më pas janë futur edhe në nënstacionin elektrik të Rexhepajve, që furnizon rrethin e Kukësit dhe gjysmën e rrethit të Hasit me energji elektrike, ndërkohë që për shkaqe sigurie CEZ Shpërndarje ka ndërprerë energjinë në nënstacion.
Në protestë janë hedhur banorët e komunave Shtiqen, Tërthore, Bushat dhe Bicaj dhe siç informon korrespondenti i A1 Report në rrethin e Kukësit, Bekim Lekica protestuesit kanë nxjerrë edhe fëmijët e tyre në protestë dhe janë të vendosur të mos e hapin rrugën derisa t’u kthehet energjia elektrike nëpër shtëpitë e tyre.
Për shkak të bllokimit të rrugës është ndërprerë edhe qarkullimi i automjeteve në të dy kahet e autostradës, duke krijuar një radhë të madhe të automjeteve që vinë nga Kosova, apo që duan të ikin në Kosovë.
Mësohet se nuk kanë munguar edhe konfliktet verbale mes protestuesve dhe drejtuesve të makinave, të cilët kërkojnë që të vazhdojnë sa më shpejt udhëtimin e tyre.
Kompania CEZ prej disa muajsh ka bërë ndërprerje kolektive në këto komuna, duke i penalizuar të gjithë banorët edhe ata që paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike.
Ndërprerja e energjisë elektrike në komunat e Kukësit ka krijuar edhe një tjetër problem madhor për këta banorë, pasi pa energji ata mbeten edhe pa ujë të pijshëm.
Ndërkohë që për shkak të mungesës së energjisë është pezulluar mësimi në Universitetin e Kukësit, por edhe në shkollën e mesme të qytetit, pasi ka nxënës që bëjmë mësim mbasdite.
Protestuesit shprehen se i kanë humbur shpresat nga qeveria shqiptare pasi kanë 4 muaj që kanë bërë kërkesë për kthimin e energjisë, prandaj tani ata kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e Kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi.
Rreth 100 metra larg protestuesve janë të paktën 80 forca të policisë së Kukësit, si të policisë rrugore, ashtu edhe të rendit, por e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të numrit të madh të banorëve.
REAGIMI I CEZ
Kompania CEZ Shpërndarje ka reaguar në një njoftim për mediat, në lidhje me protestën e banorëve në Kukës, duke thënë se për arsye teknike dhe për të shmangur ndonjë incident tragjik me banorët e futur në nënstacionin e Rexhepajve, është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji për këtë nënstacion dhe do të rinisë furnizimin me energji vetëm në momentin e largimit të banorëve.
“CEZ Shpërndarje njofton se klientët debitorë, të cilëve u është ndërprerë energjia elektrike për mospagesë kanë hyrë në nënstacionin e Kukësit. Për arsye teknike dhe për të shmangur ndonjë incident tragjik me banorët e futur në nënstacion, CEZ Shpërndarje është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji për këtë nënstacion. Për rrjedhojë, pjesa më e madhe e qytetit të Kukësit dhe rrethinat janë pa energji. CEZ Shpërndarje është duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit për nxjerrjen e protestuesve nga nënstacioni. Në momentin e largimit të njerëzve nga nënstacioni do të rinisë furnizimi me energji për këtë nënstacion dhe për qytetin e Kukësit”, thuhet në njoftimin e CEZ.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com