Greqisë i duhen 60 mijë punëtorë për të përballuar sezonin e të vjelave! Fermerët: Shqiptarët duan paga më të larta

Greqisë i duhen 60 mijë punëtorë për të përballuar sezonin e të vjelave! Fermerët: Shqiptarët duan paga më të larta

Foto ilustruese

Greqia po kërkon fuqi punëtore për të përballuar mbledhjen e prodhimeve bujqësore të stinës. Afrimi i sezonit të vjeljes së pemëve frutore ka rritur sfidat për fermerët që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke.

Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Egjipti, për të përballuar sezonin e vjeljes së prodhimeve bujqësore dhe frutore.

Fermerët shprehin shqetësimet e tyre për interesin e ulët për të punuar në sektorin që ka momentalisht më shumë nevojë për fuqi krahu.

“Shqiptarët që jetojnë në Greqi ose kanë ardhur posaçërisht për të punuar në të korrat e këtij viti, pakistanezë, grekë, por edhe vetë pronarë të pemishteve dhe familjet e tyre, mbledhin dhe grumbullojnë me kujdes pjeshkat në arka dhe kova të mëdha. Kushtet e motit dhe kriza klimatike shkaktuan uljen e prodhimit të këtij viti me rreth 40%, nënkryetari i kompanisë thotë se punëtorët e tokave i mbulojnë nevojat vetëm me shumë orë pune. Kjo është arsyeja pse ETHEAS kërkon punëtorë shtesë nga rajoni por jo punëtorët bullgarë, rumunë dhe polakë, të cilët preferojnë tani të punojnë në Evropën Perëndimore, ku pagat ditore janë edhe dy herë më shumë dhe kushtet e jetesës janë të shkëlqyera”, thotë një fermer.

Pakësimi i punëtorëve të tokës në Greqi është dëshmuar në vitet e fundit. Nevojat e Greqisë për punëtorë të tokës vlerësohen në 50 mijë deri në 60 mijë njerëz, nga të cilët rreth 15 mijë nevojiten për punë të korrjes. Megjithatë, këto nevoja nuk mbulohen nga marrëveshja e fundit ndërshtetërore e nënshkruar me Egjiptin për tërheqjen e punëtorëve në Greqi, e cila sipas nënpresidentit të ETHEAS, është burokratike dhe e pafuqishme, e ndonëse është aktive prej muajsh, deri më tani nuk ka dhënë fryte. Tregu i madh i Indisë mund të ofrojë zgjidhje për problemin, por që një marrëveshje e tillë të funksionojë duhet të ketë motivim të mjaftueshëm për punëtorët, të cilët do të duhet të paguajnë shpenzimet e jetesës.

 “Tashmë ka interes nga punëtorët indianë dhe madje ambasada greke në Nju Delhi u përforcua me staf, ç’ka do të thotë se procesi i vizave mund të përshpejtohet. Besoj se ky interes do të rritet pasi të krijojmë sistemin për të gjetur menjëherë dhe për një kohë të gjatë punë për njerëzit që do të udhëtojnë për këtu. Kostoja e udhëtimit nga India është e lartë dhe për këtë arsye, duhet të sigurohet periudha maksimale e mundshme e punësimit të indianëve. Për shembull, për t'u siguruar që nga fillimi i majit dhe për disa muaj ata do të punojnë në Imathia me pjeshkat, më pas do të shkojnë në Halkidiki për të korrur ullirin jeshil, pastaj do të punojnë në Kivi pas 15 tetorit dhe më vonë portokallet në Greqinë Jugore”, shpjegon një fermer.

Pse fermerët kërkojnë punëtorë kaq larg nga Greqia?

Egjipti është një rast i mirë, pasi është një orë e gjysmë larg Greqisë me avion, ku kostoja e biletës së avionit nuk i kalon 130 euro në disa raste, por ka disa probleme. Nga njëra anë, marrëveshja ndërshtetërore e nënshkruar me Egjiptin në nëntor 2022 në Kajro dhe e ratifikuar nga Parlamenti Helen këtë janar, është burokratike, për tre arsye: së pari, kufiri i vendosur për tërheqjen e 5 mijë punëtorëve egjiptianë nuk është funksional, pasi nevojat janë shumë më të mëdha. Ai tregoi se në vitin 2020, kur kufijtë u mbyllën për shkak të pandemisë, ata kishin ardhur nga Shqipëria në Greqi.

Së dyti, marrëveshja parashikon se përzgjedhja e punëtorëve do të bëhet nga qeveria egjiptiane, e cila në asnjë rast dhe në realitet nuk mund të vlerësojë nevojat e ndërmarrjeve bujqësore greke.

Së treti, punëdhënësi duhet të paguajë paraprakisht udhëtimin për në Greqi, për një punonjës që nuk do të jetë vlerësuar nga ai ose një kompani e burimeve njerëzore dhe për rrjedhojë mund të jetë i papërshtatshëm.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kler: 03/08/2023 00:39

    Se kur i kishin shqiptaret i shkelnin me kem

    Përgjigju
  • Bim: 02/08/2023 19:26

    Anon je ne vendin e duhur per te quar kandidaturen tende, hahahaha zot na ruj

    Përgjigju
  • Kallamari: 02/08/2023 16:24

    Tani edhe Greqia avash avash ti hedhe syte krejt stil nga Afrika ska cben tjeter , dhe sikur Italia , Greqia nga 2032 e ka rradhen dhe ballkani mesa duket , sepse nuk ka me shqiptar jane te gjithe ne EU

    Përgjigju
  • Anon: 02/08/2023 16:16

    Pershendetje ku mudnte aplikojm per pune, jam i interesuar, ???

    Përgjigju
    • Hdf: 03/08/2023 20:14

      Hajde hajde mer canten hajde ne Gjermani ose Itali leje Grekun e shkerlluar

    • Ben: 03/08/2023 08:12

      mer nje cv dhe prit te kthesa e Kamzes nga ora 2 e drekes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër