Mungesa e krahut të punës kthen vëmendjen te arsimi profesional! 11 nxënës nga Lezha fitojnë çmime në konkursin gastronomik

Në kohen kur sektori privat ndodhet në krize për punonjës të kualifikuar, sytë janë kthyer tek arsimi profesional. Në këto kushte interesi i të rinjve për shkollën profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë, ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit. Dega më e kërkuar mbetet hoteleri-turizmi, ku nxënësit e kësaj shkolle po arrijnë mjaft sukses. Së fundmi 11 nxënës u vlerësuan me çmime në një konkurs kombëtar gastronomie të zhvilluar në Tiranë, ndërsa qëllimi i shkollës profesionale është që të përgatisë staf për bizneset e rajonit të Lezhës.

“Nxënësit tanë kanë fituar vende të dyta, të treta dhe të katërta. Të gjitha kanë ardhur në me medalje në Lezhë. Kanë nderuar veten, familjen, shkollën dhe Lezhën”, tha Drejtor i Shkolles "Kolin Gjoka”, Bardh  Dedgjonaj.

Nxënësit e shkollës profesionale "Kolin Gjoka" thonë se arsimi profesional është një zgjedhja mjaft e mirë për të patur një të ardhme të sigurte.

“Sot ndihem mirë me veten, shkollën dhe praktikat që kemi bërë. Kisha emocione, por ia dola. Arsimit profesionale na mundësojnë punën”, tha një prej nxënësve.

Sigurimi i krahut të punës është kthyer në shqetësim për biznesin në Lezhë, pasi pagat e uleta po i detyron të rinjtë që ta shohin të ardhmen jashtë vendit.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy