Mungesa e një rrethrrotullimi problem për hyrjen në Shëngjin

Hyrja e rrugës për në  Shëngjin edhe këtë vit mbetet problem. Degradimi i rruges drejt Shëngjinit, i qendres së qytetit si dhe mungesa e një rrotondoje për të çliruar trafikun, janë disa nga problematikat që kërkojnë zgjidhje. Shqetësimi është ngritur gjatë takimit të komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit të thirrur në prag të sezonit turistik nga insitucioni i prefektit.

Hyrja e Shëngjinit na është premtuar , në fakt jo vetëm që nuk është ndërhyrë, por nuk shohim mundësi të na thotë që ky aks do të ndryshojë, do të përmirësohet.

Gjergj Figuri, Përgjegjes i Turizmit Bashkia Lezhë

Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, u shpreh se turizmi është industria me fitimprurese në rajonin e Lezhës, ndaj duhet angazhim maksimal për të ofruar shërbime në zonat turistike.

Ujë 24 orë, energji 24 orë, shërbim shëndetësor 24 orë, shërbimin e Agjensisë së Mjedisit 24 orë në dispozicion, këto janë detyrat tona. Pra që janë detyrat të shtetit I keni prezent. Bashkia duhet të marrë përgjegjësinë që ka, jo thjeshtë se duam të ngarkojmë bashkinë me përgjegjësi, por ato që i takojnë.

Gjergj Prendi, Prefekt i Qarkut Lezhë

Në këtë takim është kërkuar që krahas turizmit bregdetar ti jepet zhvillim dhe turizmit malor dhe atij historik, pasi qarku i Lezhës ka një sërë asetesh për tu eksploruar, por ajo çfare mbetet problem është mungesa e promovimit të tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin