Mungesë me/pa arsye? Mandati 
 i Mark Frrokut në Kushtetuese

Mungesë me/pa arsye? Mandati <br /> i Mark Frrokut në Kushtetuese
TIRANE - Në një seancë me dyer të mbyllura, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës që përbëjnë Këshillin e Mandateve vendosën t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim në lidhje me mandatin e deputetit kristian demokrat Mark Frroku, i cili prej gjashtë muajsh ndodhet nën masë arresti për akuzat e drejtësisë belge në lidhje me vrasjen e një shqiptari në vitin 1999. Avokati i deputetit Frroku, Saimir Visha tha se Këshilli i Mandateve ra dakord se duhet të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë se kur përfundon mandati i një deputeti në rastin kur ndodhet në paraburgim dhe a quhet e justifikuar mungesa e tij. Ky është një rast i paprecedentë në Shqipëri -tha Visha, por mori shembullin e shtetit fqinj Greqisë, për të treguar se deputetët e "Agimit të Artë" edhe pse të arrestuar janë bërë pjesë e seancave të Kuvendit. 

Deputeti i Partisë Kristian Demokrate Frroku mbërriti i pari në kryesi, pasi Prokuroria pranoi kërkesën e tij për të lënë qelinë e paraburgimit dhe për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit, pjesa e parë e të cilit u zhvillua me dyer të hapura. Ashtu siç mbërriti, Frroku la ambientet e kryesisë së Kuvendit me furgon policie i shoqëruar nga efektivët.

Ndërkohë deputeti demokrat Arben Ristani dha një tjetër lajm të rëndësishëm. Në përfundim të mbledhjes Ristani u shpreh për mediat se Këshilli vendosi të heqë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka i cili u dorëhoq nga politika për t'iu përkushtuar zbardhjes të së vërtetës për dënimin nga drejtësia italiane.



Visha: Frroku nuk ka munguar pa arsye, ta interpretojë Kushtetuesja
Avokati i deputetit Frroku tha nuk ka asnjë pengesë që Frroku të jetë i pranishëm në seancat e Kuvendit për të ushtruar detyrën si deputet i zgjedhur nga vota popullore. Saimir Visha tha se interpretimi i nenit 71 që përcakton se "deputetit i hiqet mandati nëse mungon pa arsye në Kuvend për një periudhë 6-mujore", i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.

 “Nuk ka asnjë masë ndaluese që deputeti Frroku të marrë pjesë në seancë. Ndonëse ka pasur masë sigurimi Frroku ka marrë pjesë në seance edhe më parë. Prokuroria e Përgjithshme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve.  Që në mbrojtjen që unë kam bërë këshilli i mandateve nuk mund të bëjë interpretim të kushtetutës. Ne e kishim ndjerë këtë në prill ne ju drejtuam kushtetueses për pjesëmarrje. Dhe sot këmbëngulëm që Frroku të marrë pjesë lirisht në kuvend se përfaqëson 20 mijë zgjedhës të Shkodrës. Edhe deputetët ranë dakord që nuk mund ta interpretojnë këtë kërkesë. Të dyja palët ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese. Fjala pa arsye nuk mund të interpretohet nga kuvendi. Frroku sot është deputet i Kuvendit. Ne nuk kemi munguar pa arsye. Si sot Prokuroria e Përgjithshme vazhdon mban dy standarde përsa kohë kërkohet nga kuvendi të paraqitet si deputet. Gjykata kushtetuese nuk na ka legjitimuar duke e konsideruar Frrokun si individ jo si subjekt. Gjykata Kushtetuese do të interpretojë “pa arsye”, sepse mund të jene edhe me raport shëndetësor. Nuk ka pasur precedent të tillë. Kemi rastin e Greqisë ku deputetët e agimit të artë ndonëse të arrestuar shkojnë në kuvend. Çdo dyshim që ka akuza është ën favor të pandehurit, për sa kohë nuk ka vendim ne jemi deputetë të kuvendit. Ne paraqitëm të gjitha provat, ne kërkojmë të marrim pjesë si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh avokati Visha.

avokati frrokut

Ristani: Të çlirohet Kuvendi nga deputetët me precedentë
Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani tha se vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës kushtetuese për të vendosur në lidhje me mandatin e Frrokut u mor në unanimitet, por ishte propozim i bërë nga mazhoranca në këtë Këshill.
 
Pati një propozim nga mazhoranca të shkojë në Gjykatën Kushtetuese ndonëse dhe çështja mund të zhvillohej edhe në parlament. Duhet të zhvillonte procesi i dekriminalizimit dhe të çlirohej parlamenti nga një numër deputetësh që kanë precedentë të rëndë kriminalë. Në pr/ligjin e opozitës është e parashikuar mos të jenë pjesë e parlamentit edhe njerëz që dyshohet se kanë kryer vepra të rënda penale. Ky ishte një propozim i mazhorancës, për ne është e rëndësishëm që procesi të ecë më tej”, tha Ristani.  
 
Ristani u shpreh se në mbledhjen e Këshillit u vendos gjithashtu të hiqej mandati i deputetit të Lezhës Arben Ndoka, vendim që sipas Ristani, u mor si pasojë e këmbënguljes së opozitës. “Ndoka nuk është më deputet i kuvendi ndërsa Frroku do të vazhdojë”, tha Ristani. 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë