Mungesë punëtorësh/ Bedinaj: Të hiqet ndihma sociale për ata që mund të punojnë me orar të shkurtuar! Gjoka: Kemi marrë 2000 indianë në Bujqësi

TIRANË- Disa sektorë të rëndësishëm po vuajnë mungesën e punëtorëve të kualifikuar, por për kreun e operatorëve Turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj, kjo nuk vjen për shkak të kushteve apo pagave të ulëta. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Brunilda Kazani, ai thotë se këto janë justifikime për të mos punuar.

“Punonjësit e rinj që nuk kanë punuar më parë po u ofrojmë trajnim 2 javë deri 1 muaj me pagë. Rrogat janë dyfishuar, në rast se një sanitare ka marrë 35 mijë lekë bruto, sot marrim 55 mijë lekë dhe me kalimin e kohës bëhet rivlerësimi i tyre. Pastaj një kamerier restoranti ka arritur 80-90 mijë lekë dhe ka benefite të tjera si bakshishe, kuzhinier, 150-200 mijë lekë në muaj, pra nuk është më problem i pagave dhe i kushteve të punës, ajo që ne themi është se kemi ardhur në ditët që duam të rrisim pagat, por kujt? Ne po heqim nga fitimi jonë dhe po ua kalojmë punonjësve shqiptar dhe pastaj të huajve”, tha ai.

Si zgjidhje, Bedinaj ofron edhe mundësinë për t’u hequr disa individëve që janë të aftë të punojnë, qoftë me orar të shkurtuar, asistencën sociale. Psh, ai thotë se një invalid mun dtë punojnë të paktën 4 orë si recepsionist apo në parkim. Për Bedinaj, kjo asistencë ka bërë disa njerëz dembelë, duke u kënaqur me atë pagesë që e bën që të mos kërkojë punë. Punonjësit e huaj janë një tjetër zgjidhje, por e cilëson si zgjidhje nga halli, pasi kostoja e tyre është shumë e lartë.

“Kostoja është shumë e lartë unë prej, 30 persona nga Nepali dhe kostoja e tyre shkon 1200 euro procedura e ardhjes së tyre. Pra është një kosto e shtuar dhe unë mendoj që më mirë këto para i shpenzojmë duke trajnuar shqiptar dhe më pas shkojmë te Nepalezët  apo nga shtet e tjera dhe problem tjetër është se eksperienca, në CV thonë po, por nuk rezulton kështu, pastaj është edhe gjuha, marrja e tyre është marrja nga e keqja, nga halli. Ne po i fusim në sector që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me klientët. Pagesa, kualifikimi dhe besueshmëria, e kemi dëgjuar që u mbahen pasaportat, por duhet ta dinë të gjithë që janë me 2 palë pasaporta me vete. Ky vit do të jetë i vështirë, do përpiqemi në maksimum. Kush thotë që nuk ka punë, ai nuk do punë se kërkesat janë të larta. Të ndërpresë ndihma sociale, dhe ta marrë një kategori që nuk del nga shtëpia, ne i kemi bërë të qartë Ministrisë që një kategori që mund të punojë qoftë edhe 4 orë dhe të mund të dalë në tregun e punës, si psh invalid që rrinë në recepsion që mund të rrinë ulur  apo në parkim, pra ne po e hapim vende vende punë që kush do të punojë. Të ndërpresë ndihmën sociale se shumë nga ata janë të kënaqur dhe nuk duan punë”, tha Bedinaj.

Nga ana tjetër, mungesë të punëtorëve të kualifikuar shihet edhe në sektorin e bujqësisë. Filip Gjoka, Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale tha se ka arritur që të mbyll kontratat me 2000 indianë, për shkak të vështirësisë për të marrë punëtor vendas.

“Kemi menduar se situate po ndryshon, por e kemi të qartë se situata po përkeqësohet. Kemi mbyllur kontratat nga India, se sipas eksperiencës, indianët kanë qenë më produktiv se punonjësit e ardhur nga Bangladeshi dhe Brenda 2 viteve rreth 2500 punonjës indian, por do shohim dhe vendet e tjera që kanë nevojë”, tha ai.

Në këto kushte, Bedinaj dhe Gjoka, kanë disa kërkesa për qeverinë, që të ndërhyjë në politika në mënyrë që të ndalë largimin e punëtorëve të kualifikuar.

“Dikur duke qenë se kishim fuqi punëtore ka pasur abuzime, nuk janë trajtuar si duhet, apo nuk janë paguar, por sot kemi vënë gishtin në kokë dhe nuk ka kohë për të humbur. Deri dje kemi përtuar për t’iu thënë “a u lodhe” apo për t’i pritur për një hall personal, tani jemi mësuar që duhet që nga fitimet tonë t’i ulim dhe t’i mbajmë punonjësit. Paga deri 700 dollarë të mos ketë fare tatim, sepse shumica i ka kaluar me kohë 40 mijë që shteti ka vendosur pagën minimale dhe deri në 70 mijë lekë do u bënte nder biznesit që të mos pagohej se do ishin deklaruar pagat siç janë”, tha Gjoka.

“Fuqizimi i shkollave profesionale dhe shteti të analizojë mbështetjen për periudhën e dimrit”, përfundoi Bedinaj.

Turizmi dhe bujqësia nuk janë të vetmit sektor që po vuajnë këtë problem, por edhe sektorë të tjerë mes tyre edhe ndërtimi.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noku: 24/04/2023 22:19

    por perderisa nuk ka punonjes, te huajt do te vine te punojne. ose duhet ti rrisni rrogat qe te mbani te rinjte ne vend.

    Përgjigju
  • Filozofia: 21/04/2023 16:36

    Aty ka rënë murtaja, ju thoni njerëzit do të kthehen (gënjehen përsëri ) të shpëtoj !Shqipëria! Kush iku në fillim, shpëtoi e fitoi.(emigrantët) Kush ikën tani, vetëm shpëton.(rinia, të rinjtë) Kush rri aty, do iki pa gjë.(biznesmenët e politikanët)

    Përgjigju
  • Vlore: 21/04/2023 16:18

    Mire o Bedel se me asistence jane dembelosur se marrin 70 mij lek asistence e ju del thuaj ti ndaj spunojne.kur te mashtron dhe gruaja ty ske faj edhe ti do mashtrosh kur te japin te drejten e fjales.po ne vlonjatet kemi nje thenie.Moj Vlore te ndriti fati kur zbriti M…nga fshati ske faj ti te erdhi dita o Bedel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë