39-vjeçari i befasoi të gjithë në Rosario, teksa mori pjesë në një ndeshje të kategorisë së katërt mes Leones FC, një klub i menaxhuar nga familjarët e tij dhe Central Cordoba. Edhe pse mbante një xhup dhe kapuç për të mos u njohur, Messi shpejt ra në sytë e tifozëve që u prit me brohorima dhe mesazhe mbështeteje.

Messi e ndoqi ndeshjen bashkë me djemtë e tij, ndërsa në fund bëri fotografi dhe firmosi autografe për të pranishmit. Kjo dalje vjen 6 ditë pas finales në Neë Jersey, ndërsa ndryshe nga shokët e kombëtares dhe trajneri Scaloni, Messi nuk shkoi në Buenos Airos që u mbush plot me tifozë për t’i dhënë Argjentinës kthimin e merituar.