Mungojnë simbolet kombëtare
në faqet online të institucioneve

TIRANE - Flamujt me shqiponjë të deformuar që po valëviten në institucionet shtetërore në pragun e festimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, nuk janë i vetmi tregues i mungesës së respektit për simbolet kombëtare.

Pjesa më e madhe e institucioneve qendrore të administratës publike i karakterizon i njëjti problem. Rregullorja për faqet zyrtare të internetit të Administratës Publike parashikon si të domosdoshme që të përfshihen simbolet kombëtare, flamuri dhe stema e republikës.

Por, nëse provon të klikosh në faqet e institucioneve vëren se nuk respektohet ky rregull i shkruar. Ky fenomen ndeshet në Ministrinë e Brendshme, atë të Punës, Ministrinë e Arsimit, Gjykatën e Lartë etj.

Çdo ministër apo institucion kushtetues e dizenjon faqen online sipas dëshirës duke përcaktuar në mënyrë të pavarur elementët dhe simbolet.

Ditët e fundit "Shqiptarja.com" dhe A1 Report kanë kryer një vëzhgim mbi simbolet e deformuara. Institucionet më të larta nuk kanë treguar as kujdesin minimal për të parë nëse është vendosur apo jo simboli i gabuar në flamurin kombëtar dhe as në faqet e internetit.

web tatimet
(Foto, faqja online e drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve)


web gjykata e larte
(Faqja online e Gjykatës së Lartë)


web ministria e brendshme
(Faqja online e Ministrisë së Brendshme)


web ministria e punes
(Logoja e Ministrisë së Punës)


faqja online mash
(Faqja online e Ministrisë së Arsimit)

(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë

Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë