TIRANE - Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me mungesën e energjisë elektrike në disa qytete të vendit.
Situata më kritike ka qenë në rrethin e Gjirokastrës, ku për orë të tëra qyteti dhe zonat përreth janë përballur me mungesën e rrymës elektrike në natën e Vitit të Ri.
Burime ende të pakonfirmuara shprehen se shkak për mungesën e energjisë ka qenë mbingarkesa në rrjet, ndërsa pasojat kanë rënë mbi qytetarët, të cilët janë detyruar të kalojnë këtë natë nën dritën e qiriut.
Disa lagje të qytetit të Shkodrës gjithashtu janë përballur me mungesën e energjisë elektrike natën e 31 dhjetorit, ndërsa dyshohet së shkak është bërë një defekt në rrjet.
Energjia në këto lagje nuk është rikthyer as ditën e sotme, ndërsa nga CEZ Shpërndarja nuk është dhënë ende asnjë shpjegim për ndërprerjen e energjisë.
Ndërprerjet e energjisë në qytetin e Fierit kanë qenë gjithashtu të pranishme natën e ndërrimit të viteve, ndërsa kanë qenë të alternuara në lagje të ndryshme të qytetit dhe në orare të ndryshme.
Probleme me mungesën e energjisë janë konstatuar edhe në rrethet e Mirditës, Lezhës, Kukësit, ky kryesisht lagjet periferike dhe fshatrat e thellë janë përballur me ndërprerjet e herëpashershme të energjisë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com