Mungon Messi, pa problemë Barcelona ka Neymar e Suarez

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Barcelona nuk e ka ndjerë mungesën e Lionel Messi, të dëmtuar prej disa javës, pasi Suarez e Neymar kanë ditur ta zëvendësojnë më së miri pleshtin në 6-ndeshjet e fundit.
Në ndeshjet e zhvilluara pa argjentinasin, Neymar e Suarez kanë shënuar në total 14 gola, ku  7-gola janë shënuar nga braziliani dhe 7 nga uruguajani.
Barcelona aktualisht është në vendin e parë në Primera Division me pikë të barabarta me Real Madrid, në kuotën e 24 pikëve dhe më datë 22-nëntor pritet dhe rikthimi i Messi, i cili pritet të udhëheq skuadrën e tij në derbin e Europës, "El Classico-n", Spanjoll, Real Madrid-Barcelona. Deri atëherë, blugranat do të duhet ti besojnë ende dyshes Suarez-Neymar në dy takimet e radhës, ndaj Bateo Borizovë në Ligën e Kampionëve dhe Villareal në Primera Division.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian