Luleshtrydhja është fruti që po kultivohet gjithnjë e më shumë nga fermerët në vendin tonë. Rreth 90 hektarë me këtë bimë janë mbjellë vetëm në fshatrat e njësisë administrative Frakull në Fier. Edhe pse cilësia e këtij prodhimi të zonës është cilësor, ata hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fermerët e kësaj zone ankohen se u kalben me qindra kilogram por edhe çmimi i ofruar nga tregtarët është shumë i ulët.
Kultivimi i luleshtrydhes është burimi kryesor i të ardhurave për banorët e kësaj zone. Janë me dhjetëra të rinj që janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë sera për kultivimin e kësaj bime. Por mungesa e tregut dhe çmimi i ulët që po u ofrohet po i çon këta fermerë drejt falimentimit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)