Mungon uji i pijshëm në Vlorë, protestë me bidona bosh para Bashkisë 

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar dje para Bashkisë së qytetit për mungesën e ujit të pijshëm. Me pankarta në duar dhe bidona bosh, ata kanë qëndruar për disa minuta në oborrin e godinës së Bashkisë. “Punoni ose ikni!”, “Uji është jetik jo politik”, “Një popull që fle vdes”, ishin disa nga shkrimet në pankartat që mbanin në duar qytetarët. Ndërkohë, përgjatë gjithë protestës, përpara Bashkisë ishte pozicionuar një kordon policie. Megjithatë, mësohet se protesta ka qenë paqësore dhe nuk është raportuar përplasje mes forcave të reandit dhe protestuesve

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës