Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
/Shqiptarja.com
Marjan Gjekaj, 48 vjeç, banues në Pukë, punonjës në PMNZSH të këtij qyteti.
Arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 686 copë fishekë automatiku
- 374 copë fishekë Pistolete TT
- 4 copë krehëra automatiku
- Një palë pranga si të policisë
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal.
s.k/Shqiptarja.com








