Nisja e vështirë e sezonit në Premier League ka vënë alarmin për ndërhyrje në merkato për Manchester United, që duket se është e dëshpëruar të firmosë me një yll të ri. Gazeta spanjolle Marca shkruan se ‘djajtë e kuq’ kanë tentuar edhe një herë super talentin e Barcelonës Ansu Fati-n, për të cilin kanë bërë një ofertë monstruoze.
Sipas këtij burimi United është e gatshme të japë direkt 114 mln paund, ndërsa 23 mln të tjera në formë bonusesh. Agjenti i Fati-t, Jorge Mendes, ia ka bërë të ditur këtë Barcelonës, por klubi katalanasit ka mohuar kategorikisht. Vetëm pak ditë më parë Barcelonë rinovoi me Ansu Fati-n, duke i vendosur një klauzolë prej 400 mln eurosh.