Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali

Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali

Murali i Diego Armando Maradona në Napoli

NAPOLI - Muralja e Diego Armando Maradona në Napoli është bërë vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali, përpara gërmimeve të Pompeit dhe sheh para vetëm Colosseun në Romë. Sipas mediave italiane, portreti i legjendës së futbollit botëror ka pritur mbi 6 milionë turistë vitin e fundit.

Sipas “Il Sole 24 Ore”, media e cila ka mbledhur vlerësimet e bëra nga agjencitë e udhëtimit, ka pasur mbi 6 milionë vizita në veprën që përshkruan kampionin argjentinas, në vitin 2023.

Popullariteti i zonës vërtetohet edhe nga rritja e aktiviteteve ekonomike të pranishme brenda një kilometri katror: +6,5% krahasuar me vitin 2021. Murali, i vendosur në “Via Emanuele de Deo” në Napoli dhe i krijuar nga Mauro Filardi në vitin 1990, ka qenë gjithmonë një vend 'adhurimi' për tifozët e Napolit, por që nga vdekja e “Pibe de Oro”, në vitin 2020, është bërë afeksion i vërtetë për vizitorët dhe fansat e tij nga e gjithë bota.

Atë po e vizitojnë tifozët e futbollit, por edhe më shumë se kaq.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas

Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas