Zona arkeologjike pranë vendvarrimit të Skëndërbeut në Lezhë është kthyer në tualet publik. Muret antik të 'lisusit' të lashtë, përdoren nga qytetarë të papërgjegjshëm, për të kryer nevojat e tyre personale. Kjo situatë vijon që prej vitit 2014-të kur ju hoq rrethimi zones arkeologjike dhe ndotja e krijuar është kthyer në një shqetësim mjaft të madh.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se për të ndaluar këtë fenomen, duhet të rrethohet zona. Ai tregon se projekti është gati që prej vitit 2015.
“Në vitin 2015 kemi hartuar një projekt për rrethimin e mureve. Kemi gjetur dhe donatorët. Vlera nuk është shumë, ka qenë 14 mijë euro. Ky projekt nuk ka marrë pëlqimin e drejtuesit të Ministrisë së Kulturës së asaj kohe. Uroj që duke parë situatën, drejtuesit e rinj të Ministrisë të kenë ndryshuar mendim dhe të merren masa për rrethimin. Grupet turistike mos të vijnë e të shohin këtë skandal, sepse është turp”, tha Paulin Zefi, Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Lezhë.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se janë në kontakte me Ministrinë e Kulturës me qëllim aprovimin e lejes për t’i hapur rrugë projektit të rrethimit të zonës arkeologjike.
“Zgjidhja përfundimtare është rrethimi. Janë marrë hapa konkret. Ne jemi në korrespondencë me Ministrinë e Kulturës”, tha Ermal Pacaj, nëkryetar i Bashkisë Lezhë.
Zona arkeologjike, bashkë me vendvarrimin e Gjergj Kastriotit, janë asetet historike më të rëndësishme në Lezhë. Ata janë atraksione turistike dhe situata e krijuar është mënyra më e keqe e prezantimit të tyre para vizitoreve vendas e të huaj të cilët janë të shumtë në numër.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.4%
Vota total: 1522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
Unë jetoj jashtë shtetit por kam lindur e rritur në Lezhë , asht turp e skandal kjo që po shof ,e gjith bota e njeh Skënderbeun .kurse ne vizitorët sidomos të huajt i presim me hale.
PërgjigjuPer te gjithe ata qe ngelen duke thene "Krenar qe jam Shqiptar" dhe nuk u lodhen duke "valevitur flamurin e patriotizmit"
Përgjigju