Muri kinez drejt zhdukjes
Ka një moshë më tepër se 2500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet. Por Muri i Madh Kinez po zhduket shpejt dhe pa bujë. I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën.
Ka një moshë më tepër se 2500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet. Por Muri i Madh Kinez po zhduket shpejt dhe pa bujë. I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën. Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë kinës veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit.
Por gjatësia e pafund e murit është edhe dobësia më e madhe. Në zonat rurale si provinca Hebei, muri vazhdon të zhduket në një masë alarmante si rezultat i erozionit dhe vandalizmit.
Përveç spoteve turistike pranë qyteteve të mëdha si Pekini, pjesa dërrmuese e murit është në kushte të këqija ndërsa specialistët thonë se mirëmbajtja le për të dëshiruar.
Hou Jien Ren është vullnetar që kujdeset për murin:
“Në verën e 2014-ës zbuluam se muret ishin rrëzuar. Njerëzit po blejnë akrepa me nga 5 centë secili nga fshatarët për ilaçe popullore. Fëmijët duan të bëjnë pak para dhe kërkojnë për akrepa mes tullave të murit. Pra fëmijët po prishin murin për të kapur akrepa.” Ai shton se zonat rurale ku gjendet muri, dhe ku nuk shkojnë turistët, nuk kanë fitime, dhe kjo çon tek moskujdesi nga ana zyrtare për murin. Përveç vandalizmit, edhe moti ka pjesën e vet të fajit, sipas banorit A Mao, i cili nuk deshi të jepte emrin e plotë:
“Erozioni ndodh gjatë thatësirës apo kur reshjet dhe era janë të forta. Këto dëmtime kanë nevojë të rregullohen.” Pavarësisht se Këshilli Shtetëror i Kinës publikoi rregullore të reja për mbrojtjen e murit, situata aktuale mbetet e zymtë.
Por sipas qeverive lokale në Pekin, Hebei dhe Tianjin, autoritetet kanë arritur marrëveshje për riparimin dhe mbrojtjen e Murit të Madh Kinez në zonat rurale./Zeri i Amerikes/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?
-
Të mirë
72.3%
-
Të keqe
17.2%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta ‘shmang’ Berishën: Aksioni i PL përqendrohet te 5 prioritet tona, i japin zgjidhje problemeve të vendit
19 Gusht, 14:14
-
Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër
19 Gusht, 14:12
-
Nis peligrinazhi në malin e Tomorrit, priten 800 mijë bektashinj! Baba Mondi: Kujdes me ndezjen e qirinjve
19 Gusht, 14:05
-
Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët
19 Gusht, 13:57
-
Sfidat kryesore në negociatat për armëpushim në Gazë
19 Gusht, 13:51
-
Kërkohet një tabelë për te Manastiri i Shën Thanasit të Leshnicës! Duhet të pres pesë vite të tjera për “e treta e vërteta”
19 Gusht, 13:45
-
Lezhë, 24 vjeçari përplas me makinë 72 vjeçaren, e moshuara vdes
19 Gusht, 13:39
-
Kishte të ëmën në spital, 61-vjeçari bie nga kati i dytë i QSUT! U rrëzua nga dritarja
19 Gusht, 13:38
-
Report Tv sjell videon e re, momenti kur i riu dhunon policin në Ksamil! Kundërshtoi gjobën edhe pse kishte ndaluar gabim! Babai tetraplegjik: Po më merrte mua
19 Gusht, 13:36
-
Televizioni francez TF1, jehonë rivierës së Jugut, e quan 'El Dorado': Bumi i turizmit në Shqipëri
19 Gusht, 13:35
-
Kurbin/ Dy familje sherr me armë e sende të forta për tokën! Babë e bir plagosin 3 vëllezër, njërin e qëllojnë me armë, 2 të tjerë i dhunojnë fizikisht
19 Gusht, 13:07
-
Me not nga Italia në Shqipëri, Rama përgëzon Eva Buzon: Një histori mbresëlënëse
19 Gusht, 13:00