"Muri në Veri", Mustafa: S'përdorim
"muskujt", do veprojmë sipas ligjit

"muskujt", do veprojmë sipas ligjit">
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vijon të tregohet i përmbajtur sa i takon murit të ngritur në Veri të Mitrovicës.

Në një konferencë për shtyp ku zhvilloi bilancin e fundvitit, Mustafa tha se nuk do të përdorë muskujt, por sipas tij çështja do zgjidhet sipas ligjeve të shtetit të Kosovës. 

Për të njëjtën çështje, më herët, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë deklaruar se "ky mur nuk do të ekzistojë dhe do të rrënohet".

Megjithatë, Mustafa tha se duhet të pranohet fakti se në veri ka probleme reale dhe gjendja atje nuk është sikurse në Graçanicë e Shtërpcë.
 
Sa i takon demarkacionit me Malin e Zi, Mustafa tha se marrëveshja do të miratohet në fillim të vitit 2017-ë, ndërsa do të tentojë që të ulet në një tryezë për t’i përballur argumentet me opozitën. Sipas Mustafës, kjo ishte kauzë e opozitës për interesa politike, ndërsa për deputetët e LDK-së që janë kundër tha se nuk i përfaqësojnë interesat e partisë.
 
Në konferencën që nuk e pati asnjë ministër të PDK-së, Mustafa foli për shumë suksese që ka arritur Kosova këtë vit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni