SHKODËR- Një 50-vjeçar nga Bosnje Hercegovina ka përfunduar në prangat e policisë kufitare të Muriqanit, pasi po tentonte të kalonte në mënyrë të paligjshme shumën e prej 54.350 eurosh.

Policia bën të ditur se këtë shumë monetare, 50-vjeçari A. Baliqi nuk i kishte deklaruar më parë, si dhe ka nisur procedim në gjendje te lirë kundrejt shtetasit boshnjak i cili tentonte të futej në Mal të Zi. Në pikën kufitare të Muriqanit gjatë kontrollit te personave që udhëtojnë drejt shtetit fqinj të Malit të Zi ka rezultuar se 50 vjeçari A.Baliqi nga Bosnje Hercegovina po tentonte të kalonte në mënyrë të paligjshme shumën e prej 54.350 erosh. Këtë shumë parash ky shtetas nuk i kishte deklaruar më parë.

Policia ka bllokuar sasinë e madhe të valutës dhe ka nisur procedim në gjendje te lirë kundrejt shtetasit boshnjak i cili tentonte të futej në Mal të Zi. Dyshohet se shumat e parave janë marrë në vendin tonë. Ky është i pari shtetas, i cili është bllokuar në ketë pikë kufitare për mosdeklarim të parave.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.