SHKODËR - Ka shfrytëzuar udhëtimin me bashkëshorten dhe fëmijën njëvjeçar për të trafikuar heroinë, por është prangosur nga forcat e policisë.
Arrestimi është bërë në pikën kufitare të Muriqanit ku policia ka sekuestruar një sasi prej 8.1 kg heroine, ndërsa në prangat e policisë ka rënë 35- vjecari Taulant Shera nga Manza e Durresit.
Sipas efektivëve të policisë heroina e sekuestruar kishte si destinacion Milanon, kjo në bazë të dëshmive të marra nga 35- vjeçari, që ka deklaruar se do të shkonte në Itali.
Ky është rasti i dytë brenda këtij muaji në pikën kufitare të Muriqanit kur trafikantët arrestohen ndërsa shfrytëzojnë familjen për të trafikuar lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com